E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Të mos mbajmë peng integrimin, opozita të votojë tre ligjet

Gazeta Shqip

Teksa kanë mbetur dhe 3 ditë nga afati i fundit për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga BE për marrjen e statusit të plotë të vendit kandidat, Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi ka ftuar opozitën që të ulet në Komisionet Parlamentare për t’i kaluar projektligjet.

“Të mos e shndërrojmë në peng çështjen e statusit. Ne jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë për 3 projektet që Brukseli pret prej nesh. Ne nuk i shmangemi debatit e ballafaqimit. Parlamenti është tryeza më përfaqësuese. Grupi i PD mirëpret çdo sugjerim të palës tjetër, ndërsa bëjmë çdo lëshim të kërkuar prej tyre. Ne mirëpresim çdo propozim dhe jemi të hapur për cdo ndryshim nëse opozita na e jep këtë mundësi. Ne biem dakord për lirimin e të burgosurve, por nuk arrijmë të biem dakord për miratimin e tre ligjeve të rëndësishme që do t’i hapnin rrugë integrimit të vendit”, tha Patozi në një dalje publike.

Sipas tij, asgjë nuk mund ta justifikonte në të ardhmen mosvotimin e reformave dhe për rrjedhojë humbjen e statusit, sidomos në këtë 100-vjetor të Pavarësisë.

17 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Patozi: Të mos mbajmë peng integrimin, opozita të votojë tre ligjet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›