Patozi: Zbërthim elementëve të grushtit të shtetit

Patozi tha se maxhoranca e ligjshme është e vendosur për të mbrojtur rendin kushtetues.
"Edi Rama është përgjegjës sepse luajti me jetën e mijëra socialistëve, të cilët i ftoi derë më derë për në protestë, pa u treguar se po shkonin në një ferr gurësh, hunjsh, pistoletash, granatash dhe bombash molotov. Ai është përgjegjës për cenimin e sigurisë dhe qetësisë për miliona shqiptarë, të cilët përjetuan rikthimin e ankthit për jetën, pronën dhe pasurinë e tyre", tha Patozi.
Ai shtoi se "maxhoranca ka detyrimin që jo vetëm të informojë publikun për gjithçka ndodhi dhe për autorët e atij krimi të shëmtuar kundër shtetit, por edhe të çaktivizojë një herë e përgjithmonë kërcënimin e marrjes së pushtetit me dhunë".
"Ne kemi mirëpritur dhe inkurajuar çdo hetim të besueshëm dhe të pavarur për çdo detaj të 21 janarit, por më e rëndësishme është që të zbërthehen me shpejtësi të gjithë elementët e grushtit të shtetit. Hetimi parlamentar ka nisur dhe ne kemi besim të plotë që gjithçka do të ndriçohet dhe se organizatorët e puçit do të përballen me të gjitha përgjegjësitë politike dhe juridike, që bien mbi ata që kanë kryer një krim të rëndë shtetëror", vijoi ai.
2011-01-29 16:04