E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet për demonstratën, Komisioni Hetimor takim tek Garda

Kjo është ndër rastet e rralla kur Garda çel dyert për mediat, teksa kohët e fundit është sulmuar jo pak nga opozita në lidhje me vrasjen e tre demonstruesve.

Pas takimit me drejtuesin e Gardës, deputeti demokrat, anëtar i komisionit, Dashnor Sula theksoi se ky institucion do të vazhdojë të krye detyrën e tij në përputhje me detyrat që i garanton ligji dhe Kushtetuta e vendit. "Ne pamë gatishmërinë e Gardës për t'iu përgjigjur çdo kërkese të institucioneve të tjera kushtetuese, qoftë edhe të prokurorisë për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit", u shpreh Sula.

Ai shoqërohej në këtë vizitë edhe nga anëtarë të tjerë të komisionit, deputetët Viktor Gumi dhe Fatos Hoxha, të cilët u takuan me shefin e Shtabit të Gardës, Artan Hoxha, i cili u ka shpjeguar deputetëve momentet e demonstratës së dhunshme të 21 janarit. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-29 15:51
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›