E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita Bolero. 40 tablo ne efektin e muzikes

“Bolero”, si vallëzimi i famshëm latin, e ka quajtur piktorja dhe  poetja kosovare Miradije Ramiqi ekspozitën e çelur në një nga sallat e Muzeut Kombëtar. Çdo tablo është krijuar me muzikë thotë ajo, sepse pa muzikën nuk do të kishin kuptim. Pas më shumë se 30 vitesh me pikturën, Miradije Ramiqi për herë të parë sjell krijimet e viteve të fundit në Tiranë. Në më shumë se 40 tablo të kësaj ekspozite është historia dhe e tashmja e shqiptarëve, të cilat flasin me gjuhën e pikturës së artistes.

“Është një rrjedhojë ndoshta e historisë, e rrugëtimit tonë, e okupimit, e ndryshimit. Shumë gjëra që janë bërë ndër vite, ndër shekuj. Mbas luftës kur jemi kthyer në Kosovë e kam ciklin ‘rrugëtimi fatal’. Ajo ka qenë një dhembje shume e madhe, jo vetëm për ne në Kosovës, por për të gjithë shqiptarët. Kemi njerëz që ndoshta prej 100 vjetësh nuk dinë ku janë dhe çfarë kanë përjetuar dhe unë i kam quajtur fytyra të humbura” tha Ramiqi.

Piktorja dhe poetja vjen në Tiranë pas një rrugëtimi të gjatë që nisi në Shqipëri në verë duke ndaluar në Sarandë, Berat e Korcë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›