Pavard uron në shqip Asllanin: Hajde gëzuar!

Në kohët e medieve sociale emocionet e futbollit përcillen ndryshe. Falë tyre kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 ka qenë “pronë publike”. Në këtë aspekt ka ndihmuar shumë Kristjan Asllani.
Pas përfundimit të ndeshjes mesfushori shqiptar u fut në Instagram duke krijuar një lidhje të drejtëpërdrejtë me ndjekësit e tij. Mes shumë mesazheve dhe komeneteve që i ardhën spikatën edhe dy të tillë të firmosur nga zikaltër siç janë Pavard dhe Dumfirs. Holandezi u mjaftua me “Bravoooo” dhe “Numero uno” ndërsa më origjinal ishte mesazhi i Benxhamin Pavard. “Hajde gezuar”, shkroi mbrojtësi francez gjatë lidhjes të drejtëpërdrejtë të Asllanit me Ndjekësit e tij në Insta.