Pavaresia Berisha Te ndertohet parlamenti i ri

Nje 100 vjetor qe sic thote kryeministri Berisha do te duhet te shenoje ndryshimin me te madh te mundshem te vendit.
Dy nga veprat madhore qe kryeministri Berisha shpalli ne mbledhjen e qeverise per te kremtuar 100-vjetorin e pavaresise jane me simbolike te dukshme. Vepra e pare eshte ndertimi i nje godine te re per parlamentin shqiptar qe simbolizon republiken parlamentare. Nuk eshte ende e qarte nese parlamenti i ri do te jete aty ku eshte sot dhe as nese do te merret ne konsiderate nje projekt qe u zgjodh para tre vjetesh te godina e kryesise se kuvendit sepse kryeministri Berisha foli per rishikim te projekteve.
100 vjetori duhet ta gjeje kete republike me tempullin e vet te demokracise te parametrave te arkitektures te funksionalitetit me modern. Ndaj le te nise puna menjehere per te marre te gjitha vendimet dhe filluar sa me pare ndertimin e parlamentit nje konkurs u be te rishqyrtohen edhe nje here projektet te fillohet pa humbur kohe me projektin e zbatimit dhe Tirana duhet te kete ndertesen e re te parlamentit nje ndertim modern funksional te denje per Shqiperine 100 vjecare tha Berisha.
Vepra e dyte madhore eshte caktuar te jete ndertimi i nje stadiumi te ri per kryeqytetin nje simbol qe lidh sportin me rinine dhe vitalitetin e kombit shqiptar. Edhe per stadiumin nuk eshte vendosur nese do te jete ne vendin aktual ku ndiodhet stadiumi kombetar apo do te ndryshoje.
Jane me qindra e mijera fansa tifoze te cilet bejne energjine e vertete me te paster te futbollit shqiptar te cilet kerkojne qe vendi i tyre kryeqyteti i tyre te kete nje tsadum te parametrave me modern.Ndaj Ministria e Turizmit Kultures Risnise dhe Sporteve te shqyrtoje te gjitha variantet e mundshme por ne 100 vjetorin e pavaresise duhet qe kryeqyteti te kete nje nga stadiumet me moderne theksoi Berisha.
Ndertimi i ketyre veprave dhe i disa te tjerave ne qytete te ndryshme te vendit perfshire dhe Vloren do te ndiqet nga nje komision qeveritar. Ndersa ne rrafshin historik sipas kryeministrit Berisha eshte i domosdoshem ridimensionimi i figures se mbretit Ahmet Zogu si nje kusht moral per te vendosur te verteten historike ne piedestalin qe meriton si themelues i shtetit modern shqiptar qe konsolidoi ne menyre perfundimtare pavaresine e tij.