E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Skandal me Ekspoziten

Ne ceshtjen e privatizimit te ish Ekspozites lsquoShqiperia Sot Partia Socialiste denoncoi cmimin e ulet te truallit te percaktuar nga qeveria. UPDATE

Deputeti Eduart Shalsi me nje harte Tirane ne krah tij krahasoi cmimin me ate te zonave perreth

Ne 26 nentor te vitit 2008 Sali Berisha dhe qeveria e tij kane miratuar cmimet e trojeve qe ndodhen ne bashkite e vendit perfshire ketu bashkine e Tiranes. Ky eshte vendimi. Ky vendim per zonen ku ndodhet ish Ekspozita Shqiperia Sot ka percaktuar nje cmim prej 426 000 lekesh per meter katror. Por shikoni cndodh vetem pak metra me tutje ne anen tjeter te Lanes po ky Sali Berishe ne te njejten dite me te njejtin vendim ka percaktuar nje cmim tjeter prej 1 200 000 lekesh per meter katror pra tre here me te larte. Vetem pak metra me tutje pas Shallvareve ne zonen e pallateve te Aviacionit cmimi eshte po 1 200 000 leke per meter katror. Tek rruga lsquoMyslym Shyri vetem pak metra prapa ish Ekspozites po 1 200 000 leke per meter katror tha Shalsi.

Nderkohe deputeti Shalsi beri beri publik edhe nje raport vleresimi per pronen te perpiluar nga nje komision i ngritur nga ministri Ruli. Ne raport lexohet Prona ndodhet ne qender te Tiranes vetem 750 m ne jugperendim te sheshit Skenderbej. Ajo veshte e vendosur ne nje nga zonat me te rendesishme social-kulturore-administrative-politike- tursitike e fetare te kryeqytetit. Vendndodhja e prones eshte shume pozitive dhe e njohur nga vendas e te huaj. Kjo gje ben qe adresa e saj te krijoje nje vlere marketingu shtese per kete prone.

Pas kesaj deputeti Shalsi ben disa pyetje akuzuese

A ka njeri qe nuk kupton logjiken mbi te cilen eshte ngritur politika e cmimeve te trojeve nga kjo qeveri Cfare shpjegimi tjeter mund te kete pervec interesave te oborrit te pushtetit qe dikton cmimet jo sipas nje logjike racionale tregu jo ne funksion te interesit publik por thjesht e vetem ne funksion te interesave klienteliste e familjare te oborrit te Sali Berishes thote Shalsi.

Zoti Shalsi premtoi se ne ditet ne vijim do te zbardhen elemente te tjere te kesaj afere qe sipas Partise Socialsite perben proven e kapjes se shtetit nga pushtetaret dhe familjaret e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›