E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim dhune ne Jerusalem

Vrasja e nje palestinezi nga nje rojtar izraelit ka provokuar shperthimin e dhunes ne disa pjese te Jerusalemit Lindor.

Protestues palestinez te irrituar nga vrasja e bashkekombesit te tyre sulmuan policine izraelite me gure dhe sende te forta.

Policia izraelite nga ana e saj u pergjigj me gaz lotsjelles per te shperndare protesten.

Por kjo u arrit me vone kur forcat izraelite te rendit shkuan ne zonen e xhamise Al Aksa dhe arriten ti shperndajne protestuesit.

Keto incidente ndodhin ne nje kohe qe po behen perpjekje te medha per arritjen e nje paqeje te qendrueshme ne Lindjen e Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›