E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësisht Kinës, Putin s`përjashton vizitën e Dalai Lamës

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, nuk e përjashtoi mundësinë për realizimin e një vizite të Dalai Lamës në vend pavarësisht presionit të Kinës për ta injoruar liderin në ekzil të Tibetit.

Putin tha se ka marrë vesh që një pjesë e madhe e rusëve-kryesisht ata të rajoneve budiste si Kalmikia dhe Detit Kaspik, janë shprehur në favor të vizitës së Dalai Lamës.

“Ne do të punojmë në këtë”, tha Putin në pyetjen se a mund të pritet një vizitë e liderit shpirtëror të budistëve së shpejti.

Komentet e tij vunë në pah një ndarje të dukshme në qëndrimet diplomatike të Rusisë dhe Kinës.

Moska kishte mbështetur, më parë, qëndrimin e Pekinit se Dalai Lama është një politikan separatist aktivitetet e të cilit nuk duhet të njihen nga shtetet e tjera.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›