E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, zbulohet sasi rekord droge

Më shumë se gjysëm tonë lënde narkotike, përfshirë 306 kilogramë metamfetaminë dhe 250 kilogramë heroinë, jane sekuestruar në Australi, nje rekord ky per vendin ishullor.

Droga e kapur arrin vlerën 500 milionë dollare dhe vjen nga një rrjet narkotikësh me bazë në Hong Kong. Katër të ardhur prej andej dhe tre rezidente australianë u arrestuan gjatë bastisjeve në Sidnei.

Kjo konsiderohet sasia me e madhe e akullit e sekuestruar deri më tani dhe e treta për heroinën. “Hetimi vazhdon dhe mund të kemi edhe arrestime të tjera. Jemi të bindur se në pranga kanë rënë personat përgjegjes për këtë ngarkese, le të themi, ata të medhenjte. Por, ka edhe shumë të tjerë më të vegjel në këtë rrjet, të cileve u jemi vënë pas”, deklaroi Andrew Colvin, nga policia federale australiane.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›