E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka dhe Riker vizite ne njesine Delta Force ne Vlore

Ministri i Brendshëm z.Flamur Noka dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Z.Philip Reeker, zhvilluan sot një vizitë në njësinë elitë të Policisë Shqiptare “Delta Force” në Radhimë të Vlorës. Të dy zyrtarët e lartë panë nga afër përpjekjet dhe arritjet nga kjo njësi në veçanti dhe Policia e Kufirit në tërësi. Të dy zyrtarët e lartë vlerësuan rezultatet e shkëlqyera në luftën kundër trafiqeve dhe krimit. Gjatë kësaj vizite nëpër ambjentet logjistike të Njësisë, Ministri Noka dheZv.Ndihmës Sekretari Reeker u njohën me detaje të punës dhe aktivitetit të këtij reparti dhe përgëzuan drejtuesit dhe efektivat specialë për bilancin.
Ministri Noka në fjalën e tij theksoi se Delta Force e krijuar tre vite më parë është shndërruar sot në një njësi elitë të policisë shqiptare, e cila ka kryer misione të vështira, në tokë dhe në det, për kapjen e elementëve kriminalë dhe trafikantëve të drogës, duke u shndërruar në një barrierë të pakapërcyeshme dhe garante për kufirin blu.
“7 vjet më parë këtu ku sot është e instaluar Delta Force, operonte industria famëkeqe e skafeve që trafikonte njerëz, armë dhe drogë, që tronditi botën e qytetëruar. Ky transport vdekjeprurës, solli kob në familjet shqiptare dhe tentoi të njolloste dinjitetin e kombit dhe atë të shtetit shqiptar. Edhe pse kanë kaluar pak vite, tashmë gjithçka është vetëm një kujtim i hidhur”- deklaroi Noka, i cili shprehu vendosmërinë për të bërë realitet kërkesën që buronte nga shpirti i çdo shqiptari, për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

“Përpjekjet tona, me mbështetjen e aleatëve tanë natyralë dhe strategjikë, SHBA-të dhe BE, sot janë një realitet që flet vetë. Në zinxhirin e masave antikrim, si një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare, Moratoriumi i Skafeve ishte një nga vendimet më të rëndësishme që Qeveria ndërmori, duke vënë mbi gjithçka mbrojtjen e jetës së çdo qytetari dhe imazhin e vendit. Moratoriumi u dha fund trafiqeve nëpërmjet detit dhe hoqi përfundimisht Shqipërinë nga lista e vendeve që mundësonte çdo trafik të palgjishëm drejt vendeve perëndimore nga deti. Koha dhe shifrat kanë dëshmuar më së miri drejtësinë e këtij vendimi”- vijoi ai, i cili shtoi se shqiptarët tashmë lëvizin të lirë, pa viza në gjithë hapësirën Shengen dhe me gjerë, me dokumente identifikimi nga më të sigurtat dhe më modernet.
“Sistemi TIMS, një instrument efikas, i mbështetur fuqimisht nga ana e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet misionit ICITAP, tashmë është vënë në eficencë të plotë. Ky sistem i ka mundësuar policisë kufitare kombëtar dhe ndërkombëtar, mjeteve motorike të vjedhura apo poseduesve të dokumenteve të falsifikuara”.

Noka ripërsëriti edhe njëherë se vullneti i hekurt i Qeverisë Shqiptare për luftë me zero tolerancë ndaj çdo forme të krimit, ka bërë që Shqipëria të hiqet nga lista e zezë si vend tranzit i drogave të forta, të këtë arritje shumë pozitive në sekuestrimin e aseteve të krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, pastrimit të parave dhe në sektorë të tjerë.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer në nivele bilaterale me SHBA, vendet e BE-së, por edhe me strukura si Europolin, Interpolin, të cilat kanë ndikuar në rritjen dhe konsolidimin profesional të të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit.”

Nga ana e tij Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Riker, duke folur edhe në emër të Sekretares së shtetit znj.Klinton, ndër të tjera tha se SHBA janë shumë të kënaqura që kanë një partner si Shqipëria dhe jemi shumë krenarë që mund t’ju quajmë aleatë. Si një anëtar i rëndësishëm i NATO-s, ju keni dhënë vërtet kontribute të rëndësishme në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta, nëpërmjet ISAF në Afganistan.
“Ju keni ndërmarrë reforma të mëdha në fushën e policimit si dhe keni bërë përpjekje të mëdha për luftën kundër krimit. E gjithë kjo na bind se Shqipëria është shumë e aftë të bëjë reforma dhe ndryshimet e duhura për të arritur standardet e nevojshme për në BE. SHBA do të jenë përkrah jush përmes ICITAP dhe programesh të tjera ndihmëse. Kjo kërkon punë dhe përpjekje për konsensus politik për të vazhduar përpara dhe ne kemi besim se Shqipëria është e aftë për këtë”.

“Eshtë vërtet një nder për mua të jem këtu dhe në emër të Sekretares së Shtetit, znj. Hilari Klinton, ambasadorit Arvizu, t’ju përgëzoj për gjithçka keni bërë veçanërisht në këto 100 vjet të Pavarësisë së Shqipërisë në këtë vend, në Vlorë, një qytet kaq i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. SHBA janë shumë të kënaqura që kanë një partner si Shqipëria dhe jemi shumë krenarë që mund t’ju quajmë aleatë. Si një anëtar i rëndësishëm i NATO-s, ju keni dhënë vërtet kontribute të rëndësishme në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta, nëpërmjet ISAF në Afganistan. Ju keni ndërmarrë reforma të mëdha në fushën e policimit si dhe keni bërë përpjekje të mëdha për luftën kundër krimit. E gjithë kjo na bind se Shqipëria është shumë e aftë të bëjë reforma dhe ndryshimet e duhura për të arritur standardet e nevojshme për në BE. SHBA do të jenë përkrah jush përmes ICITAP dhe programesh të tjera ndihmëse. Kjo kërkon punë dhe përpjekje për konsensus politik për të vazhduar përpara dhe ne kemi besim se Shqipëria është e aftë për këtë. Ju falenderoj për mikpritjen dhe organizmin e sotëm kaq të bukur

Gjatë vizitës, Ministri Noka dhe Riker shoqëroheshin nga zv/ambasadori i SHBA në tiranë Jardin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Burgaj dhe zv.drejtori i përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin, Pëllumb Nako dhe titullarë të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›