E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazzini shpeton Milanin

Në ndeshjen e fundit të javës së 34-t të Serisë A, Milani mundi Catanian me vështirësi 4-2 dhe rimerr vendin e tretë, 1 pikë më shumë se Fiorentina.

Në San Siro, siçilianët kalojnë në avantazh me Legrottaglie (30’), por Mathieu Flamini barazon rezultatin në fund të pjesës së parë. Bergessio i jep sërish avantazhin Catanias (65’) para se Giampaolo Pazzini, i futur në lojë në vend të Nocerinos, të shënonte dy gola të shpejtë (74’ dhe 77’) duke përmbysur kështu rezultatin në 3-2. Në fund të takimit, Mario Balotelli shënon golin e katërt me anë të 11-metërshi të fituar vetë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›