E vërteta mbi lidhjen e Diana Avdiut dhe Agron Selimit

Me datën 25.04.2013, Indeksonline raportoi për lidhjen e dashurisë mes “Miss Kosovës 2012”, Diana Avdiut dhe menaxherit të saj Agron Selimit, ku ky i fundi braktisi çdo gjë(gruan dhe fëmijët) vetëm për të qenë me bukuroshen.
Por siç duket lidhja e tyre paska qenë e fshehtë. Lajmi që pushtoi të gjitha mediat, duket se po ndikon në marrëdhënien e çiftit, duke e bërë më të vështirë një fakt të tillë.
Disa orë pas publikimit të lajmit, i përfoluri i kësaj ngjarje Agron Selimi ka reaguar, duke kërcnuar redaksinë e Indeksonline, se në qoftëse nuk hiqet lajmi, "do të mbytet ai që e ka shkruar", me justifikim se ai është i lumtur në krahët e gruas së tij.
Për ta humbur vëmendjen e mediave lidhur me lajmin e lidhjes së tyre, Diana ka vendosur ta përdor mikun e saj më të mirë, Meti Alshiqin (njëri nga personazhet e njohura të BigBrotheri-t), duke bërë të shtiret si i dashuri i saj.
Ajo ka raportuar në disa media që me Metin janë lidhje që një vit.
Ndërkaq, Indeksonline ka vendosur ti përcjellë lëvizjet e tyre të fundit, e veçmas të Dianës, ku miss-i ka vendosur të postojë foto me të “dashurin” Metin.
Në foton më lartë, pija përmban dy pipa, dhe është etiketuar edhe Meti në të, foto e postuar në rrjetin social Instagram nga Diana.
Nëse lidhja e tyre është e vërtetë, atëherë Dianës, vërtet i pëlqeka të pijë me dy pipa, të hajë me dy lugë dhe te ketë dy të dashurë.
Indeksonline posedon edhe foto të tjera intime në mes Dianës dhe Agron Selimit, por për hir të privatësisë të familjeve të çiftit, nuk ka dashur t'i publikojë ato ./Indeksonline/