E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet për korrupsion, 15 ditë paraburgim edhe për të arrestuarin e tretë

Një gjykatës i EULEX ka caktuar masën e paraburgimit prej pesëmbëdhjetë ditëve për personin e tretë të arrestuar në lidhje me hetimet për korrupsion.

Dy personave tjerë të arrestuar më herët dje u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe 15 ditësh respektivisht, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Veprat që janë duke u hetuar janë: Shpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit.

"Këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori vendas të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe të dy personave tjerëve, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast", thuhet në komunikatë.

Hetimet janë duke u kryer nga Prokuroria e EULEX-it në Pejë.

Ndërkohë, Komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në takimin e mbajtur të mërkurën, mori vendim për suspendim pa pagesë të prokurorit Nazmi Mustafi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për arsye se prokurori është paraburgosur, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë së Shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›