E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pedagogët kthehen në auditore/ Kovaçi: Mund të bojkotojmë sezonin e provimeve

Pas 3 javësh pedagogët vendosën që të ndalin bojkotin dhe të kthehen në auditorë për të mos cenuar vitin akademik. Por ata do ta vazhdojnë qëndresën, e tyre deri në realizmin e kërkesave që i kanë parashtruar qeverisë. Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi bëri të ditur hapin e radhës së pedagogëve.

 

SANDËR KOVAÇI

KREU I SINDIKATËS SË PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE

“Vijim protestash në të gjitha format, duke pezulluar përkohësisht bojkotin. Në datë 8 ora 11:00 duhet të jemi të gjithë bashkë për arsimin. Nuk është tërheqje, jemi në proces, ka një mendim të gjerë që duhet të vijojë mësimi, një pjesë e profesoriatit thanë se nuk është vendimi për ta ekzekutuar si vendim final. Kryeministri shprehu presion duke intimiduar. Ideja jonë ishte që kjo grevë të ishte sa më e gjerë. Nesër është mundësia e fundit pasi një grup përfaqësuesish do të jenë nesër në komisionin e Edukimit në orën 12:00.”

Kovaçi deklaroi se një opsion tjetër është edhe bojkoti i sezonit të provimeve në shkurt.

SANDËR KOVAÇI

KREU I SINDIKATËS SË PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE

“Nëse deri në shkurt nuk finalizohen kërkesat tona, do ketë bojkot të provimeve. Erdhi situata e nevojës për të mos dëmtuar procesin arsimor, nuk kishte kuptim për bojkot më shumë se 3 javë. Zëvendësimi i 3 javëve nuk ka asnjë problem. Qëndrimi ndaj qeverisë nuk është zbutur. Do ketë bojkot më të plotë në rast se nuk reagon qeveria”

Ndërkohë edhe ne qytetet e tjera mësimi ka vijuar normalisht. Ne Shkodër senati akademik i universitetit “Luigj Gurakuqi” miratoi sot rritjen e pagës 8 % për pedagogët. Së bashku me 7% e miratuar nga qeveria, paga e pedagogëve rritet me 15 %.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›