Shëndeti seksual “zgjidhet” në portale dhe farmaci, pandemia izoloi të rinjtë për informacion profesional

Problemet për çështjet e kujdesit seksual dhe atij riprodhues tek të rinjtë shpesh herë përfundon për zgjidhje në faqe të pasigurta interesi dhe në dyer famarcish kur drejtohen edhe për të marrë kontraceptivë. Orët mësimore në shkolla për këto tema jo rrallë anashkalohen sidomos në zonat rurale dhe informacioni mbetet i cunguar ndërkohë që pandemia solli më shumë izolim dhe shtoi burimet online të informacionit.
Këto gjetje i përkasin studimit më të fundit në nivel rajonal për qasjen e të rinjve ne informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual , gjatë kohës së pandemisë për të cilët ekspertët flasin për më shumë vëmendje pasi problemet po shtohen.
Studimi nxjerr në pah nevojën për dëgjimin e të rinjve duke ju krijuar atyre ambjente miqësore
Pandemia COVID-19 i bëri të rinjtë të nxitojnë drejt botës digjitale për zgjidhje të shpejta, anonime e ku nuk mund të paragjykohen duke rritur kështu rrezikun e zgjidhjeve jo të duhura nga joprofesioniste.
/rtsh/