E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedofili: Unë e vrava JulianÇelën, trupin e hodha në Sharrë

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Ndiqni hap pas hapi Djali i zyrtarit të SHISH-it u zhduk më 30 nëntor Policia: Si u shpëtua fëmija dhe arrestua vrasësi TIRANE - Ardian Prrenjasi, rrëmbyesi i fëmijës së gjendur sot në Laprakë ka deklaruar sot në mbrëmje në polici se është ai vrasësi i 11-vjeçarit Julian Çela, humbur rreth 3 muaj më parë.

Prrenjasi, që akuzohet tashmë për vrasje dhe pedofili, ka pasur precedentë të mëparshëm penalë: në vitin 2008 është arrestuar për pengmarrje fëmije dhe është dënuar nga Gjykata me vetëm 60 mijë lekë.

Fëmija 11-vjeçar Julian Çela jetonte në të njëjtën kohë zonë, jo më shumë se 200 m larg rrëmbyesit. Kurse ai i shpëtuar sot nga policia falë denoncimit të fqinjëve, jetonte përballë tij.

Burimet konfidenciale dhe ato zyrtare nga policia e Tiranës thanë për "A1 Report!" se pas marrjes së tij në pyetje dhe hetimeve në banesë, u konfirmua ky fakt tronditës. Në banesë janë gjetur gjurmë gjaku, që mendohet se janë të vogëlushit Çela e po vazhdon pyetja e rrëmbyesit për të treguar se ku e ka hedhur trupin.

Ndërkohë, paradite, fatmirësisht është gjetur gjallë dhe shpëtuar nga policia në Laprakë, djali 10-vjeçar i Saimir Canit, rrëmbyer prej këtij pedofili që prej natës së mbrëmshme.

Ai u gjend nga policia në banesën e marrë me qera prej Ardian Prrenjasit, personit që konfirmohet zyrtarisht si rrëmbyesi i tij me profil pedofili. Burime nga policia thanë se që fillim kishin informacione që i njëjti person fshihej edhe pas zhdukjes së Julian Çelës.

KERKIMET NE FUSHEN E MBETJEVE URBANE NE SHARRE

Ora 21.49: Pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi ka treguar se ai e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon. Këtë gjë ka synuar të bëjë edhe me djalin e shpëtuar sot. Policia do t'i fillojë në mëngjes, hetimet, në këtë zonë, për shkak të vështirësisë në kërkime gjatë natës dhe kohës së gjatë që ka kaluar. Hetimet vazhdojnë me zbulimin e makinës, që ka bërë transportin e kazanit të mbeturinave të asaj zone dhe përqëndrimin e kërkimeve në një pikë të caktuar.  

Ora 21: 30 Nuk kane nisur kerkimet nga policia ne zonen e Sharres, pavaresisht pranise se tyre ne zone. Duket se koha e gjate e kaluar qe nga vrasja dhe volumi i madh i perpunimit te mbetjeve e bejne te veshtire hetimin ne keto ore te mbremjes.

PUBLIKOHET VENDIMI I MEPARSHEM I GJYKATES, QE E KA LENE TE LIRE VRASESIN

Ora 20:33 Ne vendimin e gjyqtares Shefkie Demiraj, asistuar nga sekretare gjykate Pandora Gjini, 14 nentor 2008 për një akuzë ndaj Ardian Prrenjasit. Prokuror i çeshtjes ka qene Blerim Tominaj.

Citojme vendimin e Gjykates se Tiranes: "Ardian Prrenjasi, i biri i Muhametit dhe i Sanijes, lindur me 7.11.1968, lindur ne Prrenjas, banues ne Tirane, me arsim 8-vjecar, i padenuar me pare, akuzuar per vepren penale "Heqje e paligjshme e lirise". Prokurori kerkoi denimin "fajtor" per kryerjen e vepres penale "Heqje e paligjshme e lirise" dhe kerkoi denimin me 100 mije leke gjobe duke pasur parasysh dhe kerkesen per gjykim te shkurtuar.

30.4.2008, i pandehuri ka pire alkol me dy shoke dhe me pas ka marre rrugen per ne banese. Me pas, i pandehuri ka ndaluar para nje banese private te shtetases Zeqine Sula dhe ka pare dy femije te mitur; njerit prej tyre i ka kerkuar t'i nxirrte celesin e shtepise se i kishte duart pis. Por, pasi jane futur brenda, i ka thene se eshte i marre peng dhe babai i tij duhet te paguante para. Kushuri i tij, kur ka pare qe shoku i loje po vonohej, ka e ka thirru me ze te larte. I mituri ka arritur te shpetoje nga Prrenjasi dhe ka dale jashte e menjehere te dy femijet kane rrefyer ne shtepite e tyre, ngjarjen. Si rezultat, eshte bere kallzimi ne polici". 

KERKOHET BASHKEJETUESJA E RREMBYESIT, QUHET BONA

Ora 20:00 Mësohet se Ardian Prrenjasi ka bashkëjetuar me një grua, e cila dy-tre ditët e fundit është parë me të në shtëpi. Ajo quhet Bona dhe policia mendon se ka dijeni për ngjarjen, tha korrespodenti Rusta nga banesa e rrëmbyesit në Laprakë.    

KOMISARIATIT NR.3: PRRENJASI, AUTOR I PENGMARRJES E VRASJES. VAZHDOJME KERKIMIN E TRUPIT TE ÇELES

Ora 19: 33 Drejtuesi i Komisariatit nr.3, Bernard Çaushaj, deklaroi se "nga informacionet paraprake që morëm nga banorët, ndërhymë në banesë, ku gjetëm fëmijën të fshehur dhe një litar të lidhur në forme laku për t'i bërë presion atij. Ngritem menjehere grupin hetimor per krimet e renda dhe gjate nje pune te mireorganizuar dhe kohe rekord, mblodhëm prova të pakundërshtueshme se ai është rrëmbyesi dhe vrasësi i shtetasit tjeter Julian Çela. Vazhdojme hetimet për gjetjen e trupit të tij dhe dokumentimin e të dyja ngjarjeve". Prrenjasi ka qënë i dënuar në vitin 2008 për pengmarrje fëmije dhe është dënuar me 60 mijë lekë gjobë nga Gjykata.

Ora 19:13 Pamje nga banesa ku ka banuar manjaku dhe ka mbajtur peng, fëmijën Armando Cani. Mesohet se kane nisur kerkimet per gjetjen e trupit te Julian Çeles ne fushen e mbeturinave ne Sharre. Vrasja e tij ka ndodhur 2-3 ditë pas rrëmbimit.

KONFERENCE SHTYPI E DREJTORISE SE POLICISE. FLET HYSNI BURGAJ

Ora 19: 10 Nis konferenca e shtypit e Drejtorit të policisë së Tiranës, Hysni Burgaj. Ai ka bere te ditur se 45-vjecari ka pranuar autoresine e krimit. Prrenjasi ka qene i martuar dhe me tre femije.

Ora 19:05 Psikologia Entela Binjaku analizon  rastin në studion e “A1Report!”: Është ngjarje e tmerrshme dhe dramatike, që duhet të na shqetësojë të gjithëve si shoqëri.

Ora 18: 40 Në Laprakë, hapen dyert e dy familjeve: njëra për mort e tjetra për solidaritet. Familja Çela pret ngushëllimet pa trupin e djalit në shtëpi, ndërsa familja Cani pret urimet për djalin e shpëtuar. Familja Cani banonte përballë rrëmbyesit dhe manjakut.

KONFIRMOHET LAJMI TRONDITES: PRRENJASI PRANON VRASJEN E JULIAN ÇELES

Ora 18: 02 Gazetari i "A1Report!", Rusta, informon lajmin e mësipërm tronditës duke shtuar se tashmë familjarët e Julian Çelës e kanë mësuar lajmin tragjik. Ende nuk  është gjetur trupi i tij. Ai shtoi se edhe litari që ishte gjetur në banesën e rrëmbyesit 45-vjeçar Ardian Prrenjasi do të përdorej për të vrarë fëmijën e shpëtuar sot nga policia.

Gazetari gjendet tashmë në rrugën "Bujar Kaloshi" në Laprakë, prej nga raporton tashmë një histori më të dhimbshme se ajo nistore. Ai tha se "rreth orës 15:30 të ditës së zhdukjes së Julian Çelës, ai është thirrur në emër nga një njeri, që siç kuptohet, e njihte. Por askush nuk mund ta thoshte identitetin e tij, përndryshe djali do të ishte gjendur në kohë.  Për rreth 4 orë, rrëmbyesi nuk ka pranuar të tregojë për njohjen me Çelën dhe çfarë kish ndodhur më pas". Provat materiale të gjetura në banesë janë një thikë, një litar dhe gjurmë gjaku, që do të verifikohen kujt i përkasin. 

GJYSHI: PRISJA TE SHIHJA KUFOMEN, POR E GJETA GJALLE

Ora 16:54 Gjyshi i fëmijës së gjendur tregon momentet e humbjes dhe gjetjes së nipit të tij, që nga momenti kur ai vetë i pari dyshoi se nipi ishte rrëmbyer, kërkimi e deri tek takimi i parë me të, sekondat e ankthshme kur ai priste të shihte kufomën. Por, fatmirësisht, iu tha se djali është gjallë. Gjyshi e dha vetë identitetin e nipit të tij, Armand. "M'u betuan edhe polici edhe psikologia se djalin e kemi gjallë dhe u kërkova ta linin të ëmën ta takonte. E lanë dhe djali, pa folur, e përqafoi".  

(Në foto: Fëmija i rrëmbyer, A.Cani, që u gjet sot nga policia)

GJETJA E FEMIJES I HAP RRUGEN HETIMEVE TE REJA PER  FATIN E JULIAN ÇELES

Ora 16:30 Gazetari i tv "A1Report!" informon se një litar është gjetur në banesën e Andi Prrenjasit gjatë ekzaminimit të saj, që dyshohet se mund të përdorej për vrasjen e fëmijës. Ndërkohë, është kontaktuar edhe me babanë e Julian Çelës për të mbështetur hetimin. Gjithashtu, mësohet se rrëmbyesi Prrenjasi punonte në ndërmarrjen e pastrimit. 

Ora 15:40 Gazetari Arsen Rusta njofton se gjetja e fëmijës 10-vjeçar ka hapur sot çështjen e gjetjes së një fëmije tjetër të humbur, Julian Çela. Tani që i dyshuari është nën pranga, banesës së tij po i bëhet kontroll i imtësishëm për gjetjen e gjurmëve të 11-vjeçarit të humbur 3 muaj më parë, djalit të i  nëndrejtorit të SHISH-it, Durrës.

Ora 15: 30 Gazetari Rusta ka pyetur babanë e fëmijës, Saimir Cani, i cili tha: "Djali ka dalë dje nga ora 5 e gjysëm pasdite të luajë me shoket; nga ora 7 ne nuk e gjetëm dhe filluam të kërkojmë në qëndra interneti dhe komshinj. Shyqyr Zotit,  policia e gjeti. Dyshuam tek personi, por nuk e njohim, unë vetë s'e njoh fare. Pasi u gjet, djalin e kemi parë, por  tani atë e ka marrë policia e nuk mund të them gjë. Gjithsesi, çështjen ia kemi lënë në dorë drejtësisë. Djali është në klasën e katërt të shkollës".

(Në foto: Babai i fëmijës së rrëmbyer, Saimir Cani)

Gazetari Rusta raportoi se "personi i arrestuar kishte lënë mjaft dyshime tek banorët e zonës; shprehte sjellje të pakuptueshme në lagje. Janë provat materiale në brendësi të banesës që e lidhin atë direkt me rrëmbimin e të dy djemve, edhe të Julian Çelës. Metoda e përdorur prej tij ishte afrimitetit, i përdorte fëmijët për të blerë cigare. Tashme fëmija ndodhet në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit në prezencë të një psikologu dhe së shpejti, edhe të afermit do të pyeten. I dyshuari do të akuzohet për rrëmbim dhe abuzim me minorenë. Ende femija nuk është takuar me të afermit; ai është gjendur në kushte të rënda psikologjike; janë bërë ekzaminime mbi të, por gjendja shëndetësore duket e mirë. Theksojme se gjithçka po kryhet me praninë e një psikologu. Emri i  autorit të dyshuar ështe Ardian Prrenjasi. Gjithashtu, mbrëmë, janë parë nga banorët e zonës, të ardhur që nuk ishin të njohur në zonë dhe kanë shtuar dyshimet e banoreve për rrëmbimin e fëmijës".

(Në foto: Banesa e marrë me qera në Laprakë, ku jetonte rrëmbyesi dhe u izolua fëmija)

Në sajë të dyshimeve të ngritura, policia ka bërë të mundur që ta gjejë 10-vjeçarin në banesën e një shtetasi, i cili dyshohet se është maniak seksual ndaj fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ndaj 10-vjeçarit të jetë abuzuar seksualisht, megjithatë hetimet e mëtejshme do të zbardhi ngjarjen.

Ndërkaq, në të njëjtën zonë, në të cilën duket se rrëmbyesit e fëmijëve kanë gjetur terren, ka ndodhur edhe një tjetër rast i ngjashëm, ai i zhdukjes së Julian Çelës, djalit të nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela.

Bëhet fjalë për zonën pas ish-shkollës së partisë, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku rrugicat e pandriçuara krijojnë terrenin e duhur për të humbur më tej çdo gjurmë.

Personi në të cilin u gjet vogëlushi, është komshi si me të por edhe me Julian Çelën. Burime nga policie, bëjnë me dije se ka informacione që i njëjti person të fshihet edhe pas zhdukjes së Julian Çela, rreth 3 muaj e gjysmë pas asnjë shenjë jete.

Redaksia Online
(ar.sh/gr.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›