Greqi, dorëzohet dhe liron pengjetAlket Rizai: S'ka më kuptim

Të tjera rreth shkrimit E ëma nga Shqipëria: Mos hiq dorë Shqiptari që tmerroi Greqinë Arratisjet e bujshme të shqiptarit me helikopter
GREQI - Po mbushen 24 orë nga pengmarrja e 6 personave në burgun e Malandrions në Greqi prej Alket Rizait, shqiptarit të arratisur dy herë në mënyrë spektakolare nga burgjet greke. Rizai, që ka lidhur në trup 500 gr.eksploziv, vazhdon të mbajë peng tre gardianë dhe dy të burgosur e nuk pranon të dorëzohet. Ai ka kontaktuar me të dashurën e tij greke, së cilës i deklaroi se gjithçka do të merrte fund shumë shpejt: "Ose do të më lënë të iki, ose do të më vrasin". Policia greke pret të ndërhyjë kur energjitë e tij të shteren nga lodhja. Ngjarja nisi mbrëmë, kur të burgosurit thyen kamerat e sigurisë dhe në burg, u ndërpre energjia elektrike.
Sot, rreth orës 11:35, një prej pengjeve, ka mundur të arratiset. Nuk dihet se cili prej pengjeve e ka marrë këtë nismë. Polcia greke ka përforcuar sigurinë rreth burgut, ndërsa mësohet se dy gratë e mbajtura peng janë punonjëse të administratës së burgut. Korrespondenti Ardi Stefa, deklaron nga Athina se komunikimi i tij me zyrtarë e të afërm realizohet përmes radiove të gardianëve.
Që prej orës 21:00 të mbrëmjes së të shtunës (me orën greke) ai mban peng 4 gardianë të burgut, me kërkesën e lirimit nga burgu dhe dy të burgosur të tjerë, por nuk është konfirmuar nëse janë pengje apo po e ndihmojnë Rizain.
Çastet që po luhen orët e fundit në burgun e Malandrinos janë tepër dramatike. Tashmë nuk ka asgjë se çfarë të humbasë dhe është i vendosur për gjithçka. Ky qëndrim i Alket Rizait, shqiptarit të dënuar me burgim të përjetshëm në burgun grek të Malandrinos, duket se ka bindur 6 personat që ai mban peng që prej orës 21:00 të mbrëmjes së të shtunës (me orën greke), të cilët janë katër gardianë dhe dy të burgosur.
Rizai, i cili ka qenë në epiqendër të mediave greke për shkak të arratisjeve të tij të bujshme me helikopter, kërkon që të mundësohet lirimi i tij nga burgu dhe për këtë kërkon një makinë në dispozicion të tij. I mbështjellë me 500 gram lëndë eksplozive të tipit C4, shqiptari ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe jashtë kontrollit, sidomos pas përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e policisë, gjatë një tentative të pasuksesshme për të ndërhyrë për lirimin e pengjeve.
Sipas dëshmive, Alket Rizai paraqet pamjen e një njeriu, i cili “tashmë nuk ka asgjë se çfarë të humbasë dhe është i vendosur për gjithçka”. Ky qëndrim i tij duket se i ka bindur edhe pengjet, të cilët janë katër gardianë (siç u tha fillimisht dhe më pas u përgënjeshtrua në dy) dhe dy të burgosur, të cilët ende nuk dihet se çfarë roli luajnë, janë pengje apo bashkëpunëtorë. Pengjet u bëjnë thirrje autoriteteve që të plotësojnë kërkesat e Rizait dhe t’i japin menjëherë një automjet që të largohet, pasi jeta e tyre varet në fije të perit dhe që të mos ketë përfundim të përgjakshëm e gjithë kjo histori.
Ndërkohë gjatë gjithë natës kanë vazhduar tentativat për lirimin e pengjeve, por pa asnjë rezultat, pasi gjendja psikike e Alket Rizait është e tillë që është pothuajse i pamundur komunikimi me të pa iu plotësuar kërkesat.
EMRAT E PENGJEVE DHE BASHKEPUNETORIT SHQIPTAR TE RIZAIT
Ora 19:00 Informacione nga portalit Zougla.gr thonë se mbiemrat e katër gardianëve të marrë peng janë: Venecianis, Fuskas, Kutonias dhe Lambru. Mbiemri i pengut të pestë ende nuk është komunikuar. Rizai është veshur me rroba gardiani, që të mos u japë mundësi të diktohet nga snajperat, të cilët janë në vendngjarje
Ndërkohë bashkëpunëtori më i ngushtë i Rizait mban emrin ose pseudonimin Romeo. Emri i bashkëpunëtorit të dytë ende nuk dihet. Romeo duket se ka ushtruar dhunë mbi njërin nga pengjet.
POLICIA, GATI PER TE NDERHYRE
Ora 16:22 Avokati i Alket Rizait ka negociuar sërish me të për dorëzimin e tij dhe të pengjeve të marrë prej tij, por pa rezultat.
Ora 15:30 Gazetari Ardi Stefa raporti nga Athina se "vazhdon gjendja e tensionuar në burg; policia është duke pritur të ndërhyjë sapo Rizai të shfaqë lodhje. Po mbushen 24 orë që Rizai ka krijuar këtë situatë në burg. Ndërhyrja e policisë po shmanget, sepse policia po synon lodhjen e tij me qëllim që të bëjë një ndërhyrje prezice pa viktima. Asgjë nuk bëhet publike rreth operacionit, por pavarësisht faktit se nga gardiani i shpëtuar u tha që Rizai ishte nën efektin e narkotikëve, një përshtypje imja si gazetar është se ai nuk ka përdorur të tillë dhe nuk mund të ishte kaq i thjellët në fjalë dhe veprime e të rezistonte kaq gjatë".
Ora 14:00 Policia po përgatit operacionin e ndërhyrjes në burg. Policët kanë hyrë në oborrin e brendshëm. Nga çasti në çast pritet të fillojë operacioni, gjithsesi urdhri është që të lihet Rizai të lodhet dhe pastaj të ndërhyjnë.
POLICIA SNAJPER ME KAMERA, PRITET NDERHYRJE
Ora 12:10 Korrespondenti i televizionit A1 REPORT në Athinë, Ardi Stefa, pavarësisht se misioni i policisë është mjaft i fshehtë, deklaron se policia greke ka snajper me kamer të cilët evidentojnë edhe ambientet e brendshme ku ndodhet Alketi. Sipas Stefës, kur policët të binden se çfarë armatimi ka Rizai dhe se si është situata aty, do përgatiten për një ndërhyrje të tyre e cila mund të finalizojë operacionin.
AVOKATI: ME KERKOI T’I COJ MAKINE, ESHTE I VENDOSUR
Saki Kehajoglu, avokati i Alket Rizait ka deklaruar përmes telefonit për mediat greke se ka biseduar me klientin e tij. Përmes telefonit ai ka kërkuar një makinë për t’u larguar.
“Ose do të iki, ose do më vrasin” kështu më tha Alketi i vendosur në kërkesën e tij për t’i dërguar një makinë që të largohej dhe të lironte pengjet”, -kjo është deklaruar nga avokati i tij. “I thashë Alketit se kjo situatë nuk ka rrugëdalje, ndaj të ketë kujdes njerëzit dhe veten. Më pas i kërkova të dashurës së tij greke që njihet me emrin Shula që të komunikojë më të dhe ajo i është lutur gjithashtu t’i japë fund pengmarrjes”- deklaron avokati Saki Kehajoglu. Ka qenë avokati që ka bërë të ditur se sipas bisedës që ka bërë me Alketin, ai mban një sasi prej 500 gr eksploziv C4.
ARRATISET NJE NGA PENGJET E ALKET RIZAIT
Ora 11:35 Ka mundur të arratiset njëri nga pengjet e mbajtur prej Alket Rizait. Ende nuk ka inforamcione se kush është i arratisur, nëse bëhet fjalë për të burgosur apo për një nga 4 gardianët e mbajtur peng.
POROSITE E NENES: QENDRO I FORTE, APEL JOZEFINES
Ora 11: 30 Qëndro i fortë, vazhdo rrugën që ke nisur. Me këto porosi i drejtohet nëna djalit të saj. Bëhet fjalë për Donika Rizain, nënën e Alket Rizait. Donika, e cila jeton në Ballsh, deklaron bindshëm se djali i saj është i pafajshëm dhe se duhet të qëndrojë fortë për të përfunduar qëllimin e tij, atë të arratisjes përfundimtare nga burgu i Malandrinos në Greqi.
E ëma e shqiptarit i drejtohet konkretisht kryeparlamentares Jozefina Topalli të cilës i kërkon që të ndërhyjë në këtë çështje e cila nga momenti në moment po merr përmasa të mëdha, gjithmonë me pretendimin se djali i saj është i pafajshëm
(Nëna e Alketit, Donika Rizai, në banesën e tyre në Ballsh)
E DASHURA GREKE, NEGOCIATA PER LIRIMIN E PENGJEVE
Rol në bisedimet për lirimin e pengjeve ka marrë përsipër edhe e dashura e tij greke, Aspasia Mitrushia (Shula), por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Ndërkohë edhe avokati i Rizait, Sakis Kehajaoglu, i cili komunikoi me Rizain gjatë orëve të natës deklaron se klienti i tij është në një gjendje psikike shumë të trazuar dhe është i vendosur. Sipas avokatit ai është i veshur me lëndë eksplozive dhe kërkon makinë që të largohet. Edhe në këtë rast rol të rëndësishëm duket se luan e dashura e tij, Shula, e cila, ashtu si edhe avokati i tij i bëjnë thirrje që të dorëzohet dhe t’i japë fund kësaj historie, në mënyrë që të mos derdhet gjak i pafajshëm.
NEGOCIATA GJATE GJITHE NATES, RIZAI S’LESHON PE
Agjencitë greke të lajmeve deri pasmesnate njoftonin, se mes policisë dhe pengmarrësit shqiptar, vazhdonin negociatat, por Rizai dukej i vendosur të mos “lëshonte pe”, derisa t’i krijohej mundësia e largimit nga burgu. Madje, mediat greke njoftonin gjithashtu, se situata ishte mjaft e rrezikshme, sepse dyshohet se ai është dhe nën ndikimin e substancave narkotike. Po ashtu, është bërë e ditur, se në përkrahje të tij, gjë që e bën situatën dhe më të vështirë, është edhe se një grup shqiptarësh, po të armatosur, janë në mbështetje të tij.
HISTORI PASIONI, NE 2003 VRAU NJE GREK
Do të ishte një histori pasioni ajo që do të bënte bumin e parë në shtetin helen. Në vitin 2003 Alket Rizai vrau një shtetas grek me dyshimin se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse Oksana. Në fakt geku kishte vërtet një lidhje me një femër ruse, por emri i saj ishte Roksana. Vetëm mbi dyshimet e ngritura, shqiptari Alket Rizai vrau shtetasin grek.
RIZAI: DO TENTOJ TE ARRATISEM GJITHMONE
Në shtypin shqiptar në Greqi në gazetën Tribuna, Alket Rizai ka deklaruar se do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’u arratisur nga burgu grekë. Ai ka deklaruar bindshëm se nuk do të pranojë të qëndrojë asnjëherë në burgjet greke. Ajo që ka rënë gjithmonë në sy të mediave greke e shqiptare, është fakti që Rizai ka thënë se edhe pasi të arratiset nuk do të largohet nga Greqia.
Megjithatë, Rizai i ka marrë të gjitha fajet përsipër, duke mos treguar asnjë fakt që mund të komprometonte askënd tjetër, as të dashurën e tij greke, Shula.
Shula ka qenë e arrestuar si bashkëpunëtore e shqiptarit me burgim të përjetshëm, pasi e ka ndihmuar të dashurin e saj të arratisej me helikopter. Lirimi i saj nga drejtësia greke është bërë pasi Rizai k marrë përsipër të gjithë autorësinë e veprimeve të tij.
KUSH ESHTE ALKET RIZAI
Alket Rizai, është rreth 38 vjeç, nga Ballshi, i biri i Donikës dhe i Ramizit. Prej vitesh në Greqi, Rizai vuante dënimin për vrasjen e një qytetari grek, sipërmarrësin Thanasi Koropiotis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana.
ARRATISJA I
Mesditën e datës 4 qershor 2006, një helikopter ulet mbi burgun e Koridalosit në Greqi. Personat që gjenden në të hapin zjarr mbi gardianët, duke i çorientuar, ndërkohë që Rizai e Paleokostas ngjiten në mjetin fluturues e largohen pa asnjë shqetësim.
ARRATISJA II
Shqiptari nga Ballshi dhe miku i tij grek u arratisën sërish në të njëjtën mënyrë. Me ndihhmën e një helikopteri, ata u larguan nga burgu i sigurisë së lartë në Gramatiko. Alket Rizai u prangos sërish më 16 nëntor 2009,
AKUZAT
Alket Rizai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe për pjesmarrje në bandë të armatosur. Pas dy arratisjeve, gjykata ia shtoi dënimin edhe me 26 vjet të tjera burgim për largimet nga qelitë e dy burgjeve, nga ku u arratis në mënyrë spektakolare.
*Lajmi u publikua fillimisht në orën 23:00 të datës 16 mars/ Sot në përditësim të vazhdueshëm
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)