E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedofili i hyn ne banese, ngacmon 5-vjecarin

Tirane-Nje i mitur ka rene pre e ngacmimeve te nje 60-vjecari. Duke perfituar nga afersia me banesen e femijes, i moshuari e ka mbajtur afer djalin, fillimisht duke e perkedhelur dhe me pas duke e prekur dhe kryer veprime te turpshme. Ngjarja eshte bere publike, pas denoncimit ne polici, te babait te djalit te vogel 5-vjecar. Mesohet se banesa e 60-vjecarit Pjeter Ndrevata, i ardhur ne Tirane nga Tropoja, ndodhej shume prane asaj te familjes se vogelushit 5-vjecar, ne lagjen "Ali Demi" te Tiranes. I moshuari, duke shfrytezuar edhe pafajesine e dashurise qe reflekton nje femije i vogel, ishte afruar se tepermi madje shpesh luante me te. Duke respektuar deshiren e femijes, prinderit e tij e linin pa pasur merak ne shoqerine e te moshuarit. Por heren e fundit, 60-vjecari ne disa raste te perseritura, dyshohet se kishte filluar te abuzonte me femijen. Nje prej ketyre diteve, djali i ka treguar te atit, per lojerat qe kishte bere "gjysh" Pjetri, gjate kohes qe ky i fundit kishte qendruar me femijen per disa ore ne banesen e tij, pa pranine e prinderve. Babai 38-vjecar i vogelushit eshte alarmuar, per ato qe i ka treguar i biri dhe menjehere e ka pare te udhes, te shkoje ne polici. Burime zyrtare nga uniformat blu, thane se babai i djalit, qe denoncoi ngjarjen, ishte vene ne dijeni te veprimeve te turpshme nga i arrestuari pasi banonte prane shtepise ku ka ndodhur abuzimi. Pas disa rasteve te perseritura, 38-vjecari eshte paraqitur dhe ka bere denoncim ne polici ne lidhje me ngjarjen. Pas kesaj, sherbimet e hetimit te krimit te komisariatit te policise nr. 1, realizuan kapjen dhe me pas arrestimin ne flagrance te Pjeter Ndrevates. Policia kreu te gjitha veprimet proceduriale dhe materialet ne ngarkim te ketij personi ia kaloi prokurorise per vepren penale te kryerjes se "veprave te turpshme", parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal. Sipas policise babai i djalit, qe denoncoi ngjarjen, ishte vene ne dijeni te veprimeve te turpshme nga i arrestuari pasi banonte prane shtepise ku ka ndodhur abuzimi. Pas disa rasteve te perseritura sipas policise, 38-vjecari eshte paraqitur dhe ka bere denoncim ne polici ne lidhje me ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›