E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ngacmoi motren, e ther me thike

Tirane- Ther me thike kandidatin per te dashur te motres se tij. Robert Artndrecaj, 25-vjec eshte qelluar disa here ne trup me nje thike, duke humbur jeten. Policia ka bere te mundur arrestimin e autorit te krimit, i cili eshte vetedorezuar ne polici, pas kembenguljes se te afermve te tij. Policia ka kryer shoqerimin e tij ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes, ku edhe do te merret ne pyetje per ngjarjen e ndodhur.
Ngjarja
Viktima Robert Artndrecaj, 25-vjec eshte perballur serish dje me te dyshuarin si autor te krimit. Ora ka qene rreth 18:20, kur i riu ka qene i shoqeruar me disa shoke te tij ne nje internet kafe prane Universitetit Bujqesor ne Kamez dhe ka nisur te debatoje me Bukurosh Mucakun 19-vjec dhe miqte e tij. Debati fillimisht ka qene me fjale, nderkohe qe me pas ka vazhduar edhe me te shtyra mes te rinjve, numri i te cileve ka qene afro 15 persona. Mes fjaleve, i dyshuari mesohet se ka nxjerre nje thike, qe mbante me vete dhe e ka qelluar disa here viktimen ne gjoks. Pas ngjarjes ai eshte larguar per ne drejtim te paditur. Shoket e viktimes e kane cuar ate menjehere ne Spitalin Ushtarak, per t'i dhene ndihmen e nevojshme. Por i riu nuk ka mundur dot te shpetoje, duke nderruar jete.
Hetimet
Efektivat e policise se Komisariatit nr. 5, ne bashkepunim edhe me inspektoret e krimit te Seksionit Kunder Krimit ndaj Jetes dhe Shendetit, kane shkuar menjehere ne vendngjarje ku edhe kane kryer veprimet e para hetimore. Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe identifikimit te autorit, policia ka rrethuar zonen. Pas komunikimit me familjaret e 19-vjecarit, ai eshte vetedorezuar ne polici 45 minuta pas ngjarjes, ku edhe ka treguar se ku e kishte fshehur armen e ftohte. Burime nga policia bene me dije se ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar armen me te cilen eshte kryer krimi. Sipas hetimeve te kryera deri me sot, mesohet se viktima dhe autori jane perplasur disa here mes tyre, pasi viktima ngacmonte motren e autorit te dyshuar te krimit. Ky shkak ka qene edhe objekti i sherrit te fundit mes tyre. Ne ditet ne vazhdim i dyshuari do te njihet edhe me masen e sigurise ne ngarkim te tij. Ai akuzohet per vepren penale te "vrasjes me dashje".
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›