E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedro e do Fabregasin në Barcelonë

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 20:00

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro e ka quajtur kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas një “lider” dhe kërkon që bashkëlojtari i tij nga Kombëtarja e Spanjës t’i bashkohet atij në Nou Camp.

Pedro, i cili fitoi Euro 2008 dhe Kampionatin botëror 2010 me Fabregasin, beson se mesfushori do të ishte përforcim i vlefshëm për gjigantin katalan. “Cesc është futbollist i shkëlqyeshëm, i cili e njeh mjaft mirë Barcelonën.

Ai është lider në ekipin e tij dhe kam dëshirë që të vjen këtu”, tha Pedro për Canarias Radio La Autonomica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›