E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet oferta e Barcelonës

Nga Express më 18 qershor 2011 në ora 21:00

Barcelona duhet të përmirësojë ofertën e saj për sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi. Gjiganti katalan është i interesuar për reprezentuesin italian, ndërsa Villarreali ka theksuar se do të konsiderojë shitjen e tij te rivali i tyre nga La Liga vetëm për një çmim të mirë.

Mirëpo, Villarreali ka refuzuar një ofertë nga Barcelona. “Nuk e di se për çfarë shumë bëhet fjalë, por e di se ishte e pamjaftueshme për kërkesën e Villarrealit. Nuk mund të them asgjë më tepër”, tha menaxheri i Rossit, Andrea Pastorello për ONA FM. Rossi iu bashkua Villarrealoit nga Manchester United më 2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›