E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedro z. Askushi qe u prezantua ne Boteror

Ne fillim menaxheret e Barces dhe me pas Kristiano Ronaldo te gjithe kane pyetur se kush eshte Pedro. Te paret mund te mos kene dalluar talentin e 23-vjecarit ne kohe ndersa portugezi kete pyetje e ka bere per ta injoruar. Por talenti nga Tenerifet nuk ka dashur tia dije per njeri ai eshte pergjigjur ne fushe. Ai eshte lojtari qe asnje teknik nuk ka luksin ta lere jashte formacionit baze

Marre nga dailymail.co.uk

Nje jave me pare kur Celsi bleu Torresin u dikur sikur Barca humbi duelin me blute e Londres. Ne fakt nuk eshte keshtu. Edhe pse El Ninjo ka qene nje lojtar qe ndiqej prej kohesh nga drejtuesit e Barces donin ti bashkonin Mesit dhe David Vijes numrin nente te Liverpulit ne dy vitet e fundit ata duket se kane ndryshuar mendje. Me sakte ia ndryshoi z. Askushi Pedro Eliezer Rodriacuteguez Ledesma.

Fillimi

Historia nisi ne 2004-n kur nje perfaqesi e Barces udhetoi drejt Ishujve Tenerife per te vezhguar dhe per te marre sulmuesin e krahut te majte Hefren Suarez Jeffren Suarez. Para se te firmosnin kontraten me te riun e talentuar misionaret e Barces u takuan edhe me nje trajner qe nuk priti shume dhe u beri nje pyetje per te tejet normale Me vete do te merrni edhe Pedron - Kush eshte Pedro - ua kthyen menaxheret katalanas. Tani keta te fundit e kane te qarte se cili eshte Pedro. Lojtari qe tani eshte vetem 23 vjec ka fituar nje Kupe Bote nje Lige Kampionesh La Ligan Kupen e Spanjes Superkupen e Spanjes dhe Superkupen e Evropes. Tani drejtuesit e Barces kuptuan se perse tekniku qe ia sugjeroi i beri ate pyetje.

As Ronaldo se njihte

Pyetjen e famshem Kush eshte Pedro duhet thene se nuk e kane bere vetem drejtuesit e katalanasve. Ne ndeshjen Barcelona - Real Madrid qe perfundoi 5-0 asi i madrileneve Kristiano Ronaldo gati sa nuk u zu me teknikun e Barces Pep Guardiola. Ne ate moment midis shume futbollistesh shkoi edhe Pedro per te ulur gjakrat 23-vjecari teksa iu afrua Ronaldos degjoi nga portugezi Po ti kush je ti

Ekskluziviteti

Gjithsesi e drejta ekskluzive e pyetjes Kush eshte Pedro u perket vetem drejtuesve te Barces. Keta te fundit anuluan fluturimin per ne Katalonje vetem qe te shikonin ne aksion te riun. Barc edhe pse arriti qe ne Tenerife te siguronte sherbimet e Hefrenit nuk u largua nga ishulli pa u marre edhe firmen e Pedro Rodrigezit.

Torres jashte

Pedro djali i nje muratori te dale ne pension tani punon ne nje kompani nafte ne Tenerife eshte pjese e sulmit te perfaqesueses me te mire ne bote. Ai ne Boterorin e 2010-s qe u mbajt ne Afrike te Jugut beri qe komisari teknik Del Boske te linte ne stol nje lojtar si Fernando Torrez. Ne gjysmefinale tekniku i furive te kuqe beri kete zgjedhje qe ne fund e nderoi duke qene se lojtari ne fjale rezultoi njeri nga me te miret si ne takimin ndaj Gjermanise ashtu edhe ne ate ndaj Holandes. Si per ironi te fatit Pedro la jashte njerin prej futbollisteve qe vetem pak vite me pare mund te kishte lene jashte ate vete nga Barca.

49 gola

Treshja e sulmit e Barces e formuar nga Vija Mesi dhe Pedro ka shenuar plot 49 gola nga 70 gjithsej si skuader per ekipin katalanas. Keta tre futbolliste kane realizuar keshtu vetem tre gola me pak sesa i tere ekipi i Realit. Duhet thene se kete ritem te Barces e ka mbajtur te larte edhe deshira e Pedros per te realizuar. 23-vjecari ka shenuar 19 gola ne 22 takimet e fundit. Tani per tani Pedro eshte golashenuesi i dyte me i mire ne Spanje. I riu i qendron pas vetem Leo Mesit. Ne shtate takimet e fundit Pedro ka realizuar tete gola. Nderkohe qe nese do te realizonte edhe ndaj Atletikos se Madridit fundjaven qe kaloi atehere do te mund te barazonte rekordin e Johan Krujfit qe ka shenuar ne shtate takime radhazi. Me mire se Pedro e se Krujf kane bere vetem Mariano Martini me nente gola ne nente ndeshje radhazi dhe Ronaldo me dhjete te tille ne po aq takime.

Po te ishte Pedro brazilianhellip

Ne garen e sulmueseve Pedro qendron vetem prapa Mesit. Pleshti eshte golashenuesi me Ii mire i Barces qekur Guardiola drejton kete ekip erdhi ne Katalonje dy vite e gjysme me pare. Tani per tani Pedro ka kaluar sulmues si Tierri Henri dhe Samuel Eto. Me keto yje gjate sezonit te pare te Pep Guardioles Barca ka realizuar plot 105 gola. Sa i perket ketij viti duhet thene se sulmuesit e Barces nese vazhdojne me keto ritme do te mund te thyejne rekordin e Realit. Mbreteroret ne sezonin 1989-90 realizuan plot 107 gola. Nese Pedro do te ishte nga Brazili klubi do te bente gjithcka te mundte vetem per te gjetur leket per ta blere - ka thene kohe me pare Guardiola qe per asnje moment nuk ka pasur dyshim tek talenti i numrit 17 te Barces. Gjate sezonit te dyte te Guardioles tek Barca Pedro u kerkua nga shume klube. Interes te vecante shfaqen ekipe si Uigan Atletiko Saragoza dhe Olimpiakosi por tekniku ishte i qarte me presidentin Rosel Askush nuk do ta preke Pedro do te qendroje me ne dhe sigurisht keto fjale te thena nga nje teknik qe pret koka si ajo e Henrise dhe e Ibrahomivicit peshojne shume.

Ne planet e Del Boskes

23-vjecari tregoi qe ka nje karakter te hekurt pasi edhe pse kishte nje moshe te re arriti qe te binte ne sy ne nje kompeticion si Boterori ku luajne perfaqesueset me te mira te botes. Ne Afrike te Jugut ai luajti per here te pare ne cerekfinale ne ndeshjen Spanje-Paraguai u aktivizua si zevendesues me pas ne gjysmefinalen e madhe ate qe luajti Spanja me Gjermanine. Pedro e nisi lojen si titullar duke lene jashte Torresin. Ne ndeshjen me gjermanet i riu edhe pse i shpetoi per nje moment mbrojtjes teutonike nuk realizoi pasi Fridrish u tregua i kujdesshem duke e neutralizuar. Kjo performance e tij ne nje takim te tille e bindi Del Bosken qe ta aktivizonte edhe ne finalen e madhe ndaj Holandes. Tani shpjegohet se perse Barca nuk pagoi 50 milione sterlina per nje lojtar Torresin qe do te lihej jashte Boterorit nga nje i ri si Pedro qe shenon ne cdo kompeticion ne sezonin e tij te pare si titullar 2009-2010 23-vjecari ka realizuar ne te gjashta kompeticionet e luajtura nga Barca. Tani pyetjes se kush eshte Pedro mund ti pergjigjemi fare shkurt Eumlshte thjesht lojtari qe nuk mund ta lesh jashte

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›