E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i Italise dhjete takimet historike

Te dielen do te shohim njeren prej sfidave me historike te Serise A Juventus-Inter qe sic njihet ndryshe Derbi i Italise. Edhe nje here jemi munduar qe te krijojme nje klasifikim te ndeshjeve

Marre nga eurosport.com

10 - JUVENTUS-INTER 9-1 10 qershor 1961

Kete sfide e rendisim te fundit pasi takimi ne fjale eshte luajtur mes dy skuadrave qe kishin nje diference te madhe. Praktikisht ky ishte nje takim fals. Ky sukses i madh i Juventusit shpjegohet vetem me faktin se ndeshja ne fjale ishte nje riperseritje e takimit qe ne program do te luhej ne javen e 11-te. Ne fakt Juve-Inter e 16 shkurtit u nderpre pasi ne fushe u futen disa tifoze. Pas asaj cka ndodhi Federata Italiane e Futbollit ne fillim i dha suksesin ne tavoline Interit dhe me pas u ndikua dhe u bind nga bardhezinjte qe takimi te riluhej nje dite para javes se fundit te Serise A. Tani per tani eshte e kote te tregojme edhe meritat e Umberto Anjelit Umberto Agnelli qe ishte president i Juventusit dhe njekohesit drejtonte edhe Federaten Italiane te Futbollit. Keshtu Interi ne shenje proteste u paraqit me ekipin e te rinjve. Me kete fakt shpjegohet edhe rezultati i thelle. Gjithsesi ajo cka eshte me interesante eshte fakti se pikerisht ne ate ndeshje debutoi me gol realizoi nje penallti zikaltri qe ishte vetem 18 vjec Sandro Macola Sandro Mazzola. Nderkohe nga ana tjeter ai takim ishte i fundit per nje legjende te Juventusit Xhampiero Boniperti Giampiero Boniperti. Ne minuten e 90-te ky i fundit mori kepucet ne dore dhe ia dorezoi magazinierit te stadiumit duke i thene Mbaji ti une nuk do ti vesh me. Ne moshen 33-vjecare lojtari ne fjale mori nje vendim prej kampioni.

9 - JUVENTUS-INTER 6-2 17 janar 1932

Kjo ishte nje ndeshje e vertete. Juventusi ishte ekipi do te fitonte pese tituj ne Serine A radhazi. Ne 1932-shin lojtaret bardhezinj ishin autoret spektakolare qe shkruan faqet e para te lavdishme te historise se Juventusit. Madje ai ekip edhe revolucionarizoi edhe futbollin italian. Kete madheshti te torinezeve Interi e vuajti shume pasi ne fushe u mposht ne cdo aspekt. Me 17 janar te 1932-shit ishin decizive te perhershmit Ferrari dhe Orsi te dy realizuan pese gola. Ne ate sezon zikaltrit humben plot dhjete ndeshje keshtu qe nuk u renditen ne zonat e larta te klasifikimit.

8 - INTER-JUVENTUS 4-0 17 nentor 1935

Kjo ishte nje sfide legjendare. Nje sfide ne te cilen Ambroziana e Xhuzepe Meacas Giuseppe Meazza ishte aq e fuqishme saqe kishin mundesi qe ti prisnin kembet Juventusit te madh ekipit qe kishte fituar pese here radhazi scudetto-n. Ne kete takim ylli i vetem ishte vetem Meaca. Ai shenoi tre nga kater golat ne impiantin Arena di Milano. Meaca qe gjithmone bente floket me brilantinen e famshme te kohes ne fund te sezonit do te shpallej golashenuesi me i mire i kampionatit me 25 gola. Nderkohe qe ne fund te sezonit si per ironi te fatit titulli nuk u shkoi zikalterve. Dominimin e bardhezinjve e prishi Bolonja.

7 - JUVENTUS-INTER 1-3 29 nentor 2003

Ne vendin e shtate rendisim nje ndeshje qe mund tu kujtohet shume mire lexuesve. Flasim per nje fitore shume te rendesishme te Interit qe ne fund te sezonit nuk iu gezua titullit kampion. Juventusi kampion i Italise ne fuqi priti zikaltrit qe nuk fitonin perballe Zonjes se Vjeter prej 6 vitesh per here te fundit kishin triumfuar me 4 janar te 1998-s ne Delle Alpi. Zikaltrit vinin pas nje starti negativ te sezonit cka shkaktoi edhe shkarkimin e teknikut Hektor Kuper Hector Cuper. Ne ate takim ne stolin milanez debutoi Zakeroni Alberto Zaccheroni. Nderkohe per sa u perket parashikimeve te gjithe i besonin ekipit te Lipit. Por ja qe skuadra e tij u kap mat nga dygoleshi i te perhershmit Hulio Kruz dhe nga shigjeta e Obafemi Martinsit. Nderkohe ne fund te atij kampionati qe te dy ekipet dolen kokulur. Juventusi e mbylli sezonin ne vendin e trete ndersa Interi me shume fat mori vendin e katert. Ate vit titulli i shkoi Milanit.

6 - JUVENTUS-INTER 4-2 28 tetor 1990

Kjo ishte nje ndeshje qe shenoi nje epoke te re. Nje epoke qe nuk ishte shume madheshtore per Zonjen e Vjeter. Zikaltrit sterviteshin nga nje ish si Xhovani Trapatoni Giovanni Trapattoni qe ndihej gjithmone e me keq ne centrifugen zikalter. Ndersa nga ana tjeter Juventusi ishte nje ekip qe nisi me entuziazmin e nje tekniku te ri si Maifredi. Kjo eshte edhe ndeshja e pare qe eshte luajtur ne Delle Alpi. Ate dite ne Torino te gjithe festuan triumfin bardhezi ne fund te nje takimi mjaft te bukur ku vendasit kaluan ne fillim ne avantazh me Roberto Bazxhon realizoi nga pika e bardhe e njembedhjetemetershit dhe me pas shenuan edhe me ane te Kaziragit Casiraghi Skilacit Schillaci dhe DAgostinit DAgostini. Ndersa per zikaltrit shenoi Mateusi Matthaeus dhe Klinsmani Klinsmann. Ate vit Interi i gjermaneve humbi keshtu ndaj Juves se Baxhos. Skuadra zikalter nuk triumfoi ne Serine A dhe Trapatoni u rikthye tek dashuria e vjeter Juventusi.

5 - INTER-JUVENTUS 4-0 11 nentor 1979

Edhe pse asnjehere nuk i kane vene emrin e tij ndonje stadiumi sic bene me Meacen Spilo Altobeli u shpall edhe kampion bote me Italiane ka ditur qe te marre duartrokitje ne nje klasike si Inter-Juve. Ne San Siro arbitronte legjendari Mikeloti Michelotti dhe gjithcka u vendos nga bomberi zikalter qe shenoi nje dygolesh ne 5 minutat e para te ndeshjes. Interi i Berselinit Bersellini mundi Juventusin e Trapatonit qe ishte shpallur tri here kampione e Italise ne ato vite. Kesaj radhe ndryshe nga me pare gjithcka perfundoi bukur per Interin. Altobeli mbylli sezonin me 15 gola te shenuar dhe Interi i tij u rikthye tek suksesi pas nente vitesh agjerim. Ne fund te atij sezonit Interi numeronte 12 kampionate te fituara.

4 - JUVENTUS-INTER 3-0 23 prill 1972

Kjo ka qene nje sfide historike. Themi keshtu pasi pikerisht ne kete sfide ka lindur edhe triumfi i pare i Bonipertit si drejtues. Nje vit me pare nisi shume keq projekti bardhezi ku u afruan lojtare te rinj drejtori Sportiv Italo Alodi Italo Allodi mori ne Torino lojtare si Kausio Causio Kukuredu Cuccureddu Spinosi dhe Betega Bettega por vdekja e parakohshme e Armando Pikit Armando Picchi qe ishte caktuar si trajner ishte si nje rrufe ne qiell te hapur per torinezet. Por ne sezonin 1971-72 fati kaloi nga bardhezinjte. Ne pankine ishte xhaxhai i Zemanit cekosllovaku Vykpalek Cestmir Vycpalek. Pas barazimit me Mantoven fitorja e kampionatit nga ana e bardhezinjve dukej si e pamundur. Por me tripleten e Kausios Interi kampioni i Italise u permbys dhe Juventusi beri me pas nje fund kampionati spektakolar. Po ne ate sezon Torino qe ishte pretendent per titull humbi me Milanin dhe Kaljarin nderkohe qe mori vetem nje pike me ekipin qe perfundoi ne Serine B Vareze. Keshtu Juventusi perfundoi duke fituar per te 14-n here scudetto-n apo sic njihet me mire Kampionatin Italian. Ky triumf tek bardhezinjte mungonte prej pese vitesh. Behet fjale per titullin qe parapriu disa te tjere radhazi.

3 - INTER-JUVENTUS 2-2 9 mars 2002

Kjo ishte nje ndeshje spektakolare me nje fund mjaft te bukur. Interi e para e klasifikimit priti Juventusin e Lipit qe ne ato momente dukej jashte loje. Pas gjashte minutash ishte pikerisht Klarens Zidorf edhe pse nuk shkonte mire me Hektor Kuperin beri nje ndeshje mjaft te mire qe kaloi Interin ne avantazh. Me pas ne minuten e 13-te erdhi edhe barazimi i Trezegese qe ne fund te ndeshjes demtohet. Pak minuta me pare per arsye demtimi kishte lene katerkendeshin e blerte edhe Lilian Turam. E megjithate ne minuten e 81 Igor Tudor qe rikthehej pas tre muajve ne fushe kaloi Juventusin ne avantazh. Ne pamje te pare dukej si nje nga ato takime te mrekullueshme per Juven qe per fatin e saj te keq nuk kishte bere llogarite me Zidorfin. Lojtari nga Holanda pikerisht ne minuten e 91-te mposhti Bufonin duke kthyer baraspeshen ne fushe. Takimi u mbyll 2-2 por fitoren morale ne shtepi e mori Interi. Per sa i perket fundit te kampionatit askush prej tifozeve te Interit nuk kerkon ta kujtoje famekeqin pese maj. Pikerisht ne ate dite Interi u mund nga Lacioja me rezultatin e thelle 4-2. Keshtu zikaltrit edhe pse ishin vetem 90 minuta larg titullit nuk munden qe ta fitonin pasi u munden nga nje ekip qe ishte jashte cdo lloj objektivi si Lacio.

2 - INTER-JUVENTUS 1-2 22 mars 2008

Edhe pse nuk ishte nje sfide e madhe ky takim u ndoq me shume per arsye qe skane te bejne me futbollin. Ne 2008-n Juventusi kthehet ne San Siro pas purgatorit bardhezinjte pas Calciopolit u denuan dhe luajten per nje sezon ne Serine B. Nderkohe qe vendasit vinin pas triumfit te dyte radhazi ne kampionat njerin kampionat e moren ne tavoline ndersa tjetrin ne fushe. Nen drejtimin e Roberto Mancinit Interi luante per te fituar scudetto-n. Nderkohe qe ne Milano do te takohej me Zonjen e Vjeter ushqente vetem mllef per kundershtarin ne fjale qe drejtohej nga Klaudio Ranieri. Ne ate ndeshje fituan miqte pasi realizuan nje gol me Kamoranezin realizon ne pozicion jashte loje dhe Trezegene i dha nje asit Burdisso. Nderkohe qe per vendasit realizoi vetem Manike. Gjithsesi ne fund te kampionatit gezuan interistet nderkohe qe juventinet iu gezuan faktit qe munden zikaltrit ne nje sfide qe nuk luhej vetem per tri pike.

1 - JUVENTUS-INTER 1-0 26 prill 1998

Kete liste e kemi filluar me nje ndeshje qe ka sjelle shume polemika dhe po e mbyllim me nje takim skandaloz. Ne fakt urrejtja midis zikalterve dhe bardhezinjve ka filluar pikerisht me 26 prill te 2008-s atehere kur arbitri Cekarini Ceccarini beri nje kryeveper per se prapthi pikerisht ne minuten e73-te te takimit. Ne fillim kryesori nuk i dha nje penallti te paster Interit Juliano hodhi ne toke Ronaldon dhe me pas ne sulmin e radhes te Juventusit akordoi nje njembedhjetemetersh Taribo Uest ndalon Del Pieron qe humb penalltine. Ne ato moment Delle Alpi kthehet ne nje ferr te vertete Simoni tekniku dhe e tere skuadra e Interit ngrihet ne kembe ndersa presidenti Morati per here te pare hodhi teorine mbi varesine psikologjike. Gjithsesi ai takim u vendos ne minuten e 21-te kur Del Piero realizoi golin e vetem te takimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›