E Diel, 1 Nëntor 2026

Peizazhe magjike nga lumi Vjosa

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Ndërsa lumi i Vjosës rrjedh pa pengesa në shtratin e vet ka krijaur peizazhe natyrore mbresëlënëse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje magjike nga lumi Vjosa.

Vjosa, i cilësuar si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të apasionuar pas natyrës dhe sporteve ekstreme, veçanërisht raftingut.

Turistët përshkojnë një segment prej rreth 20 kilometrash nga Përmeti drejt Këlcyrës, ku rrjedha e lumit, kanionet, urat historike dhe peizazhet natyrore krijojnë një nga eksperiencat më të veçanta të aventurës në Shqipëri.

Vjosa, me një gjatësi prej rreth 272 kilometrash, përshkon jugun e Shqipërisë dhe ruan një pasuri të rëndësishme natyrore, me specie, ekosisteme dhe peizazhe unike.

Ajo është shpallur Park Kombëtar, ndërsa rëndësia e saj mjedisore është vlerësuar edhe nga mediet ndërkombëtare të specializuara për natyrën.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›