E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peje konferenca e Ministrave te Mbrojtjes


E premtja në Pejë kishte një pamje tjetër, nga ato të zakonshmet. Në qytetin perëndimor, dhe jo vetëm për të, por edhe për Kosovën. Për herë të parë u mbajt një Konferencë Rajonale e Ministrave të Mbrojtjes.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sllovenia, arritën që të nënshkruajnë një “deklaratë të përbashkët” në fushën e sigurisë.

Përmes saj shtetet kanë rënë dakord që të koordinojnë kapacitetet për t’iu përgjigjur emergjencave civile në çfarëdo që shtetet nënshkruese e shohin të udhës.

Po ashtu, përmes saj shtetet shprehin përkrahje për pjesëmarrjen e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në nismat rajonale.

I pyetur nëse kjo do të thotë që FSK tashmë mund të quhet ushtri, ministri i kësaj force, Agim Çeku, dha këtë përgjigje:

“Të gjithë përpjekjet, puna, është që Kosova të ketë kapacitete të nevojshme ushtarake. Kështu që kjo konferencë është një hap më shumë drejt integrimit”, tha zoti Çeku.

Pjesë e kësaj deklarate mund të bëhen edhe Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, që deri më tani refuzojnë të marrin pjesë në takimet ku është shteti i Kosovës.

Mungesa e bashkëpunimit me këto dy shtete në fushën e sigurisë, ka qenë arsyeja që organizatori i kësaj Konference Rajonale të Ministrave të Mbrojtjes, nuk iu ka dërguar ftesë.

Deklarata në fjalë është vlerësuar edhe nga Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami.

“Kjo konferencë është e rëndësishme në vetvete për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vetë integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike”, tha ministri Imami.

Rëndësia e konferencës u vlerësua edhe nga Presidentja, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri, Hashim Thaçi.

Përveç 6 shteteve aty morën pjesë edhe përfaqësuesi i NATO-s, Kevin Lunch, dhe ai i komandës së SHBA-ve, Mark Montgomery.

Në hapje të Konferencës Rajonale morën pjesė edhe Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës.

Ndryshe, në këtë konferencë, ajo që binte në sy, ndonëse përfaqësonin 3 shtete të ndryshme, ishin tre ministra shqiptarė, ai i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Në prag të Kongresit të socialistëve
Në orën 11:00 pritet të nisë punimet
Programi i Partisë Socialiste
Greqi, votëbesohet qeveria e Papandreut
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›