E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krenarë për jetën e tyre

Përpara se njëri të ishte Profesor X dhe tjetri Magneto, ata ishin miq të pandarë. Përpara se të ishin armiq të betuar deri në vdekje, ata bashkë me disa mutantë të tjerë po përpiqeshin të ndalnin shkatërrimin nuklear që na kanosej të gjithëve.

Kjo është historia e gjeneratës së parë të mutantëve dhe problemeve që sollën luftën a pandalshme midis Profesor X dhe Magnetos.

Kjo është seria e fundit e filmave për X-Men, përderisa kemi të bëjmë me pjesën e pestë të këtij filmit që ka të bëjë me shpëtimin e popullit të rrezikuar nga gjëra të ndryshme. Regjia e këtij filmi është bërë nga Matthew Vaughn, përderisa “X-Men: First Class” na kthen në fillimin e vitit 1960, ku edhe e kishte origjinën libri për mutantët, edhe pse në këtë rast kemi të bëjmë më përzierjen e kostumeve të James Bond.

Ashtu sikurse filmat e tjerë të “X-Men”, edhe ky fillon me një kamp përqendrimi të nazistëve në vitin 1940, ku i riu Erik Lehnsherr përpiqet të thyejë portat e metalit të cilat e ndajnë atë nga prindërit e tij, edhe pse nuk ka forcën dhe fuqinë e mjaftueshme për ta bërë këtë.

Pjesa e fundit e “X-Men: First Class” është më shumë serioze dhe si e tillë ka pasur një dominim më të madh në Box Office sesa pjesët tjera të këtij filmi. Ai pak a shumë ka një regji që bazohet në filmin “Basic Instinct”, përderisa elementet dhe gjestet e aktorëve e bëjnë atë një film edhe më të adhuruar nga shikuesit.

Ky film do të fillojë të transmetohet në DigiGold nga dita e hënë deri në të dielën, përderisa porositjen e tij mund ta bëni në bazë të rekomandimeve që i janë dhënë në ballinë të librit.

X-MEN: FIRST CLASS

Regjia: Matthew Vaughn; skenari: Vaughn, Ashley Edward Miller, Zack Stentz dhe Jane Goldman, bazuar në tregimet e Sheldon Turner dhe Bryan Singer si dhe serive të Marvel Comics nga Stan Lee dhe Jack Kirby; Drejtor i fotografisë: John Mathieson; montazha: Lee Smith dhe Eddie Hamilton; muzika: Henry Jackman; dizajner: Chris Seagers; kostumet: Sammy Sheldon; producentë: Lauren Shuler Donner, Simon Kinberg, Gregory Goodman dhe Mr. Singer; Distributorë: 20th Century Fox. Kohëzgjatja: 2 orë e 10 minuta.

Aktorë: James McAvoy (Charles), Michael Fassbender (Erik Lehnsherr), Kevin Bacon (Sebastian Shaw/Dr. Schmidt), Rose Byrne (Moira MacTaggert), January Jones (Emma Frost), Oliver Platt (MIB), Jennifer Lawrence (Raven/Mystique), Nicholas Hoult (Hank/Beast), Zoe Kravitz (Angel Salvadore/Wings), Jason Flemyng (Azazel), Lucas Till (Alex Summers/Havok), Caleb Landry Jones (Cassidy/Banshee), Alex Gonzalez (Janos Questad/Riptide)dhe Edi Gathegi (Darwin Armondo).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›