E Diel, 1 Nëntor 2026

Pejic behet ceshtje ne loje hyn Dinamo

Zbardhen prapaskenat e sulmuesit te Tiranes Pero Pejic. Burime te sigurta prane lojtarit treguan ate qe pritet te ndodhe ne vijim me kroatin i cili ka tre muaj pa marre rrogen nga klubi bardheblu. Pas Flamurtarit qe eshte prej kohesh ne tratativa me lojtarin se fundmi ka dale ne skene klubi i Dinamos ku Pejic u shpall kampion tre sezone me pare. Drejtuesit blu kane kontaktuar me sulmuesin dhe jane njohur me problemin qe ai ka te Tirana. Atij i eshte bere nje oferte per tu bere pjese e Dinamos ne janar. Ne parim marreveshja mes paleve eshte arritur. Tashme pritet qe Pejic te ankimoje ne institucionin e futbollit per rrogat e padhena te Tirana. Pero do te prese edhe pak dite dhe me pas do ta coje ceshtjen ne Komisionin e Disiplines per te gjetur nje zgjidhje - tregon nje burim i sigurt prane futbollistit kroat. Pejic eshte me i paguari te bardheblute por prej tre muajsh ai nuk eshte shlyer per shkak te nje ngaterrese ne llogarite bankare ku ishte parashikuar qe ti kalohej rroga. Ne bisedimet me perfaqesuesit e Dinamos futbollistit i eshte ofruar garanci per kontraten. Megjithate duke qene se ceshtja eshte e komplikuar duhet pritur se si do te shkojne gjerat. Por nje gje eshte e sigurt kampionet ne fuqi kerkojne me ngulm rikthimin e kroatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›