Pejiç, preja më e kërkuar në merkato

Pejic dhe Duro ne ndeshjen Tirana Flamurtari 2-2
Tirana, Vllanzia dhe Skënderbeu në garë, me kampionët favoritë për ta marrë
Altin Manallari
Pero Pejiç pritet të shndërrohet në gjuetinë me të preferuar të merkatos së futbollist shqiptar. Klubet pretendente të Kategorisë Superiore kanë nisur garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit kroat, i cili në sezonin e fundit është konfirmuar si sulmues race në futbollin shqiptar, duke u bërë ndër më të lakuarit në merkaton e lojtarëve në çdo periudhë transferimesh. Konkurrenca mes klubeve tashmë kanë nisur dhe shkak është bërë fakti që sulmuesi në nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Flamurtarin, klubin me të cilin ka luajtur në edicionin e fundit futbollistik, pasi është i pakënaqur me ofertën financiare dhe jo vetëm. Tirana, Vllaznia dhe Skënderbeu përfliten se janë në garë për të marrë shërbimet e ish-bomberit të kuqezinjve. Tirana mendohet të jetë në pole për sulmuesin 29-vjeçar. Pejiç ka lënë kujtime shumë të mira te bardheblutë, ku në sezonin 2010-2011 ka shënuar 14 gola. Ai cilësohet si pasardhësi ideal i Bekim Balës, që pritet të transferohet te çekët e Spartës së Pragës. Megjithatë, për momentin burimet zyrtare nuk flasim për kontakte konkrete mes futbollistit dhe ish-klubit të tij. Vetë trajneri Rubio Sançez ka preferuar të bëjë enigmatikun dje, kur është pyetur për merkaton, por më konkretisht për sulmuesin kroat, i cili shikohet si një ndër lojtarët që qëndron në majën e listës së Tiranës. Unë nuk jam në dijeni të një tratative të tillë, u shpreh dje Rubio gjatë stërvitjes së skuadrës në kompasin sportiv Skënder Halili. Për momentin nuk dëshiroj të flas për gjëra që nuk janë konkrete. Një deklaratë e tillë duket më shumë si një shmangie e teknikut spanjoll të bardhebluve, që tashmë e ka mendjen te ndeshja e kthimit e Tiranës në shtëpinë e norvegjezëve Alesund, pas atij barazimi me shije të hidhur në ndeshjen e parë të turit të dytë të Europa League të enjten në stadiumin Qemal Stafa. Por, më mbrapa nuk mbetet Vllaznia. Pas merkatos mjaft të bujshme, shkodranët presin edhe dy përforcime, njëri prej të cilëve pretendohet të jetë një sulmues me peshë. Ai pritet të jetë pikërisht Pejiç, i preferuar nga trajneri Shpëtim Duro. Tashmë lojtari pret të zhvillojë biseda konkrete me kuqeblutë.
Por, në garën për kroatin është edhe Skënderbeu. Pavarësisht se kanë Xhafajn, Plakun, Dimon e Kulin, në Korçë po mendojnë seriozisht edhe për Pejiç. Kjo për faktin se pas ndeshjeve kualifikuese në Champions League, drejtuesit e klubit në bashkëpunim me trajnerin Levi do të vendosin se cilët lojtarë do të qëndrojë në skuadër dhe cilët do të largohen për ti hapur vend përforcimeve për sezonin e ardhshëm. Dje pritej një kontakt mes palëve, por një gjë e tillë është shtyrë pas ndeshjes së kthimit me Debreçenin.
Refuzimi
I pakënaqur me ofertën financiare të Flamurtarit, sulmuesi nuk ka rënë dakord për rinovimin e kontratës dhe tashmë ka përfunduar në tregun e futbollistëve më të kërkuar
Konkurrenca
Konkurrenca mes klubeve tashmë ka nisur, pasi Pejiç gjatë aktivizimit të tij në kampionatin shqiptar, ka demonstruar se është një ndër sulmuesit më të mirë
Skënderbeu
Shtyhen pas impenjimit të Skënderbeut në Champions ndaj Debreçenit, tratativat për marrjen e Pejiç, por kampionët e Shqipërisë shikohen favoritë në këtë garë
Skeda
Pero Pejiç
Datëlindja: 28 nëntor 1982
Vendlindja: Makarska, Kroaci
Gjatësia: 1.90 m
Pozicioni në fushë: Sulmues
Karriera
Sezoni Skuadra Ndeshjet Golat
2000-2002 NK Vrbovec - (-)
2002-2003 Kroatia Sesvete - (-)
20032007 Slaven Belupo 87 (19)
20072008 Dinamo Tirana 45 (24)
2008-2010 Kapfenberger 11 (2)
2010 Lroatia Sesvete 11 (3)
2010-2011 Tirana 28 (14)
2011 Al-Faisaly 9 (2)
2012- Flamurtari (8)
Pejiç, preja më e kërkuar në merkato burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip