E Hënë, 2 Nëntor 2026

Peka: Dosjet e zyrtarëve të PS nuk hapen para zgjedhjeve

Ish-zv.ministri i brendshëm, Avenir Peka, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj deklaroi se SPAK nuk do të hapë asnjë dosje të socialistëve nën akuzë para zgjedhjeve.

Ai deklaroi se nëse ndodh që të hapen dosjet para zgjedhjeve nuk do të mbesë askush për të bërë fushatë.

Pjesë nga biseda:

Peka: Në maj të vitit të ardhshëm janë zgjedhjet. SPAK po të bëjë publike ato dosje që ka nuk ngel njeri që të bëjë fushatë për PS, jo të fitojë.

Borakaj: Nuk mendon se do të hapet asgjë për ato?

Peka: Jo, mbas fushate po. Në momentin që merr një mandat Rama ikën ky vjen një tjteër, bëhet qarkullim hajdutësh të vegjël.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›