Si do ta bindë opozita Ramën për qeveri teknike? Peka përgjigjet në “Quo Vadis”

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, në studion e “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakajt deklaroi se protesta e 7 tetorit, e zhvilluar nga opozita, është vetëm fillimi i një aksioni që sipas tyre do të çojë në krijimin e një qeverie teknike.
Ai theksoi se opozita do të përdorë çdo lloj mekanizmi derisa qeveria ta kuptojë që s’mund të mbajë zgjedhje, sipas Pekës, me ndërhyrjen e bandave.
Peka: Kërkesa e opozitës është një kërkesë bazë, kërkesë shumë e thjeshtë që duhet ta pranojnë të gjithë. Do detyrohet edhe do japë qeveri teknike, protesta që pamë para tre netësh është protesta e parë që bëhet në sezon elektoral. Ka pasur edhe protesta të tjera të mëdha, por kjo protestë ka hapur siparin e aksionit opozitar i cili do vijojë deri në krijimin e qeverisë teknike. Ky është akti i parë në stinën e re politike. Kemi aktet në parlament, kemi veprimet e qeverisë që është arrestimi i deputetëve të PD që t’i skualifikojë për kandidatë në zgjedhje. Nëse në zgjedhjet e shkuara përveç fondeve publike, përdorimit të administratës, përdorjes së bandave si shtabe elektorale të PS nëpër qytete të ndryshme, këtë radhë as këto nuk i mjaftojnë. Në 2023 PD ishte e përçarë, ishte e paregjistruar në Gjykatë, pa logo, pa kryetar dhe sërish mori 40% të votave.
Borakaj: Si do ta bindni elektoratin gri?
Peka: Elektorati gri do një standard që mos frikësohet nga bandat kur shkojnë në qendrat e votimit. Del opozita dhe thotë “unë do detyroj qeverinë të shkojë në qeveri teknike” dhe fillon një aksion opozita, e ti më kërkon ta rrëzoj sot, atëherë po më kërkon të bëj dhunë. Por unë nuk kam dalë të bëj dhunë. Nuk kemi si opsion ta djegim kryeminsitrinë, as ta rrafshojmë. Të gjitha llojet e mekanizmave janë opsionet që do vijnë derisa zotëria ta kuptojë që nuk mundet të mbajë zgjedhje në këtë mënyrë./vizionplus.tv