“Pekin 2008”, mbretërit e stadiumeve
Ditët e vitet do të kalojnë shpejt, por Lojërat Olimpike të Pekinit do të mbetën përjetësisht në kujtesë. Yjet më të mëdhenj të botës dëshmuan në harkun e 15 ditëve se janë pjesë e galerisë më të bukur sportive, ku në derën kryesore të “Olimpit” figurojnë qartësisht notari amerikan Majkëll Felps dhe sprintieri xhamajkan Usain Bolt. Por le t’i shohim “zotat” me radhë.
1. MAJKËLL FELPS (SHBA, not)
I pamposhtur. Në Kinë, Majkëll Felps bëri realitet ëndrrën e tij. Të kalonte Mark Shpicin, shtatë herë kampionin olimpik të Munih 1972. “Djaloshi i Baltimores” fitoi tetë medalje të arta e vendosi shtatë rekorde botërore në “Kubin e ujit”, duke u shndërruar në një nga yjet më të mëdha të Lojërave Olimpike të Pekinit dhe zot i përjetshëm i ujërave. Tetë gara të zhvilluara, dhe po aq medalje. Fotoja e tij ekskluzive me tetë medaljet e varura në qafë kushtoi 500 mijë dollarë.
2. USAIN BOLT (Xhamajkë, atletikë)
Zhurma e hapit të tij mbi pistën e “Folesë së Zogut” ende ndihet. Tri rekorde botërore e tre medalje të arta: 100m, 200m e stafetë 4x100m. Usain Bolt dëshmoi se ishte një ndër dominuesit më të mëdhenj të Lojërave të 29-ta Olimpike. Në vijë të drejtë, “Bolti vezullues” e përshkroi distancën prej 100 metrash në 6.69 sekonda, në 200 metra në 19.30 sekonda, duke fshirë rekordin mitik 12-vjeçar të Majkëll Xhensonit (19.32). Në stafetë, së bashku edhe me Nesta Karter, Majkkël Frater e Asafa Poulle nënshkroi një rekord të ri botëror në 4x100 me kohën 37.10 sekonda, kur amerikanët e mbanin atë me 37.40.
3. KRIS HOJ (Britani e Madhe, çiklizëm)
Një monstër. Në tre gara të shpejtësisë individuale, Kris Hoj u tregua një “vrasës”, duke pronësuar tre medalje të arta. Një garim impresiones i kolosit nga Edimburgu. Një superklas. Kampioni i botës i shpejtësisë në “dyrrotakë” u bë simboli i pistës britanike në Pekin. Kris Hoj paraqet në moshën 32 vjeç, një nga palamaret më të bukura të historisë. Një jashtëtokësor.
4. RAFAEL NADAL (Spanjë, tenis)
Nuk lejon më t’i iki asgjë. Pas kurorëzimit për herë të katërt në “Roland Garros” dhe një titulli historik në “Uimbëlldon” kundër një gjiganti si Roxher Federer, Rafael Nadal ka vazhduar përrallën e tij në Pekin, ku u prit si një yll. Vetëm 22 vjeç dhe spanjolli është padroni i ri i tenisit botëror. Nadal nuk u ndalua dot as nga Novak Xhokoviç në gjysmëfinale, teksa në finale Rafa thuajse shijoi në çdo top të goditur shijen e arit por dhe në majën e hierarkisë botërore.
5. STEFANI RIS (Australi, not)
Pritej të ishte Keti Hof (“Felpsi femër), por ishte Stefani Ris “princesha” e ujit në Pekin. Bukuroshja australiane, e cila kishte pasur vetëm dy medalje bronzi përpara Pekinit, fitoi në “Kubin e ujit” tre medalje olimpike, duke i shtuar çdo medalje ari të fituar edhe nga një rekord botëror. “Sirena” e Lojërave Olimpike u bë e para notare që zbret poshtë kufirit të 4 minutave e 30 sekondave në 400 m stil i përzjer.
6. KOBI BRAJANT (SHBA, basketboll)
I ndjekur nga radhë të gjatë fansash në Pekin, Kobi Brajant ishte më popullor se vetë kinezi Jao Ming. Por sjellja e yllit të Lejkërsva ishte shembullore. Nuk mungoi kurrë të ishte në ngjarjet më të mëdha sportive, përfshirë edhe momentin kur Felps fitoi medaljen e 8-të të artë. Në parket, “MVP” (Lojtari më i votuar) tregoi se ishte një artistët e mëdhenj të basketbollit amerikan, një basketbollist me personalitet i “Dream Team (ekipit të ëndrrave). Një lojtar i klasit të madh. Imazhi i milionave adhuruesve.
7. NASTIA LIUKIN (SHBA, gjimnastikë)
Shaun Xhonson ishte gjimnastja e përkëdhelur e amerikanëve, pro Nastia Liukin ishte ajo që u ndriçua plotësisht. Rusja, vajzë e një çifti sportistësh, Valeri Likunit, medalistit të katërfishtë në Seul, dhe Ana Kotçenevës, kampione edhe ajo, fitoi pesë medalje: 1 ari, 3 argjendi e 1 bronzi, duke bërë një nga paraqitjet më prestigjioze individuale, duke fshirë kështu edhe të atij e saj, nënkampion olimpik në Seul 1988.
Të tjerët
- Kenesia Bekele e Tirunesh Dibaba. Dy etiopianet janë kampione olimpike në 5 000m e 10 000 m. E çuan atdheun e tyre në vendin e 18-të.
- Elena Isinbajeva. Rusja mahniti stadiumin olimpik, kur “caresha” 26-vjeçare vendosi rekordin botëror në 5.05 m në kërcimin me shkop.
- Alen Bernard. Notari francez fitoi të artën në 100m në stil të lirë, argjendin në stafetën 4x100m dhe bronzin në 50m. Një gjigant i ri.
- Zhu Kai. Gjimnasti kinez fitoi tre tituj olimpikë, duke dëshmuar dominimin e Kinës, por dhe duke barazuar mitikun Li Ning në Los Axheles.
- Lionel Mesi. Futbollisti argjentinas erdhi, pa e fitoi. Udhëheqës në një ekip si Argjentina, barcelonasi i dhuroi formacionit të tij arin.
- Zhang Yining. Pingpongisti kinez, kampion i dyfishtë në Athinë para katër vjetësh, nuk e zhgënjeu publikun e tij, duke fituar edhe dy të tjera.
Edhe më..
- Tieri Omejer (Francë, hendboll)
- Valentina Vezali (Itali, skermë)
- Kosuke Kitajama (Japoni, not)
- Natali Koflin (SHBA, not)
- Fabian Kanselara (Zvicër, çiklizëm)
- Bredlej Uigins (Britani, çiklizëm në pistë)
- Mihal Martikan (Sllovaki, Kanoe-kajak)
- Liza Lesli (SHBA, basket)
26 Gusht 2008