E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre imazhet e Lojërave Olimpike



“Dhe tani, siç e do zakoni, unë deklaroj mbylljen e Lojërave të 29-ta Olimpike dhe ftoj rininë e gjithë botës të bashkohet pas katër vitesh në Londër për të festuar me ne Lojërat e 30-ta Olimpike”. Pas fjalës së presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), Zhak Rog, flaka olimpike në stadiumin kombëtar të Pekin, “Folea e Zogut”, u shua. Por në kujtesën e të gjithëve nuk mbetën ceremonitë madhështore, por dhe 100 medaljet e fituara nga Kina, tetë medaljet e arta të fituara nga notari amerikan Majkëll Felps e deri te ajo goditje simbolike e topit nga ana Devid Bekam. “Mirë se vini në Londër”. 16 ditë të mbushura me emocione, ku imazhi i ditës së fundit, nuk ishte vetëm maratona, por dhe finalja më e bukur e basketbollit e parë ndonjëherë: Shtetet e Bashkuara –Spanjë (118-107).
KINA – Kinezët treguan qysh në ditën e parë se ishin ata favoritët për të fituar Olimpiadën, një ritëm që vazhdoi për 16 ditë gjatë gjithë kompeticionit. Përveç atletikës, ata fituan medalje dhe atje ku askush nuk e priste. Në “kopshtet” e tyre ata ishin të padiskutueshëm: 4 medalje të arta në pingpong, dhe 7 ndër 8 medalje në hedhje nga trampolina. 51 të arta, 100 medalje në total.
FELPS - Ulërima si e një kafshe e Majkëll Felpsit kur Xheson Lezak preku murin në stafetën 4x100m, i siguruan rekordin e botës, ar dhe mbi të gjitha më të vështirën, tetë medalje për një mbinjeriun e pishinave. Vetëm 23-vjeç, Felsp është notari më i madh i të gjitha kohërave, duke vendosur shtatë rekorde botërore në “Kubin e ujit’ kinez, në të cilin u vendosën 25 rekorde në total.
BOLT – Përshtypjet e vallëzimit të tij pas çdo gare janë ende të freskëta. Sprintieri xhamajkan Usain Bolt vendosi rekorde në 100m e 200m, e me ndihmën e bashketdhetarit të tij, Asafa Paull e dy të tjerëve të ekipit xhamajkan vendosi edhe një rekord në stafetën 4x100m. Dominim absolut, kur edhe femrat xhamajkane fituan të artat në 100m e 200m.

Kina, kombi dominues

Lojërat Olimpike të Pekinit do të qëndrojnë në histori si të parat në të cilat Kina u bë kombi dominues në sportin botëror, me një progres të pandalshëm të nisur që nga viti 1992. Në planin sportiv Kina nuk realizoi gjë tjetër veçse ato objektiva që i kishte vënë vetes gjatë organizmit të Lojërave të parë në shtëpi.
Por atletët që dominuan këto lojëra nuk janë kinezë: performancat e amerikanit Majkëll Felps dhe xhamajkanit Usain Bolt ishin ato që mbizotëruan në javën e parë dhe të dytë të Lojërave, duke lënë në hije paraqitjet e medalistëve të artë të trefishtë Stfani Ris (not), Kris Hoj (çiklizëm) e Zhu Kai (gjimnastikë).
Gjatë 19 ditëve të garave në 38 displina u ndanë 302 medalje të arta. Kinezët u ngjitën në podium në 26 sportë nga 34 ku morrën pjesë, duke marrë të gjitha medaljet e mundshme në pingpong, shtatë tituj në zhytje, 11 nga 18 në gjimnastikë, tetë nga 15 në peshëngritje. Shtetet e Bashkura dominuan qartësisht në sportet kolektive, por duke humbur hegjemoninë në atletikë.
Me 19 medalje të arta dhe vendin e katërt në klasfikim në këto Lojëra, Britania e Madhe realizoi suksesin më të madh qysh prej një shekulli, teksa katër vjet më pas në “Londër 2012” atletët britanikë do të jenë përballë një detyre të rëndë. Gjashtë vende arritën të fitonin medaljen e parë historike në këto Lojëra: ari për Bahrenin, argjendi e bronzi për Taxhikistani, argjendi për Sudanin, bronzi për Togon, Afganistanin e ishujt Mauritius.

Tabela e medaljeve
V.Shteti Ar Ag.Br.Tot
1.Kina 51 21 28 100
2.Shtetet e Bashkura 36 38 36 110
3.Rusia 23 21 28 72
4.Britani a Madhe 19 13 15 47
5.Gjermania 16 10 15 41
6.Australia 14 15 17 46
7.Korea e Jugut 13 10 8 31
8.Japonia 9 6 10 25
9.Italia 8 10 10 28
10.Franca 7 16 17 40

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›