E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pekin, vdes Norodom Sihanuk ish-sovrani i Kamboxhias

PEKIN- Ish-mbreti i Kamboxhias, Norodom Sihanuk vdiq sot në Pekin në moshën 89-vjeçare, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.

''Norodom Sihanuk vdiq në Pekin'', njoftoi agjencia e sipërcituar pa dhënë asnjë detaj tjetër për ngjarjen.

Ish-sovrani kamboxhian, figurë e respektuar në vendin e tij, shkonte rregullisht në Kinë për trajtim mjekësor.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›