E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pelé është shtruar me urgjencë në spital në San Paolo

Gjendja e Pelé po shkakton sërish shqetësim për tifozët e futbollit në mbarë botën. Legjenda e futbollit brazilian, tani 82-vjeç, u shtrua në  gjendje të rëndë në spitalin në Sao Paulo pasi përjetoi ënjtje në të gjithë trupin si dhe problem me zemrën. Trajtimet me kimioterapi të javëve të fundit nuk kanë pasur efektet e dëshiruara në shëndetin e Pelé.

Në muajt e fundit, kushtet e Pele dukej se ishin përmirësuar, të paktën stabilizuar, dhe prillin e kaluar, pas shtrimit të fundit në spital, u fol për kontrolle rutinë pas heqjes së tumorit të zorrës së trashë nga e cila ai vuante.

Tani ekziston teoria se trajtimet me kimioterapi nuk kanë pasur efektet e dëshiruara pozitive dhe lajmet e fundit, të konfirmuara nga bashkëshortja që asiston O Rey në São Paulo, janë shqetësuese.

Gjithashtu, sipas mediave braziliane, Pelé u shoqërua në spital nga gruaja e tij, Marcia Aoki, dhe një asistent. Stafi mjekësor që po trajton kampionin e madh brazilian ka konstatuar një “problem në zemër”. Më tej, ekipi mjekësor raportoi se kimioterapia e kryer muajt e fundit nuk ka treguar përgjigje ndaj tumoreve të pranishme në organe të ndryshme të trupit të brazilianit.

Pas pranimit të tij në spital, Pelé do t’i nënshtrohet analizave të tjera dhe mjekët do të vlerësojnë nëse ai ka encefalopati hepatike. Mjekët janë të shqetësuar për gjendjen e tij delikate dhe trajtimin e kancerit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›