E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pelegrinazh në Elbasan, festohet dita e Shen Joan Vladimirit

Fshati Shijon ne rrethin e Elbasanit ka organizuar festen tradicionale te Shen Joan Vladimirit, me nje numer të madh banoresh, të cilët jane bere pjese e pelegrinazhit duke kujtuar ditën e shenjtë të 4 qershorit.

Festa ka mbledhur besimtare te shumte të zonës dhe rretheve të tjera te cilet mes urimesh te shumta kane kryer edhe ritualet e zakonshme për më shumë mbarësi gjatë gjithë vitit. Urim i vecante krahas vizitoreve ka ardhur edhe nga kryetari i komunes se Bradasheshit, Sabri Sollaku.

Ne kete dite te shenuar jo vetem per kete fshat por edhe per komunen e Bradasheshit, Keshilli i kesaj komune bashke me kryetarin e saj kane vendosur ti japin titullin qytetar nderi zv.ministrit te Transporteve maqedonas, Tahir Hanit.

Edhe per kete vit tradita festive ne kuader te kesaj dite te shenuar ka gjalleruar me shume se cdo dite tjeter fshatin Shijon.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›