E Hënë, 2 Nëntor 2026

Peleshi: 113 vite më parë një flamur u ngrit dhe bashkë me të edhe një komb

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Në 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në sheshin historik të Vlorës u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit kombëtar, një nga momentet më domethënëse të festimeve shtetërore të 28 Nëntorit.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesë në ceremoninë solemne ku bashkë me autoritetet më të larta shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova u bashkuan në nderim të ditës kur Shqipëria u shpall e pavarur dhe kur u ngrit flamuri kombëtar, duke shënuar lindjen e shtetit shqiptar.

Në mesazhin e tij, Peleshi theksoi peshën historike dhe emocionet e kësaj dite:

“113 vjet më parë, në Vlorë, një flamur u ngrit dhe bashkë me të u ngrit edhe një komb. Sot, në ceremoninë e ngritjes së flamurit, me emocione nderojmë themeluesit tanë, shprehim mirënjohjen për ata që sakrifikuan dhe krenarinë për rrugëtimin tonë europian”,  theksoi Peleshi

Ceremonia u shoqërua me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, përfaqësuesve vendorë dhe institucioneve shtetërore, duke krijuar një atmosferë uniteti dhe krenarie kombëtare. Në Vlorë, si çdo vit, 28 Nëntori u rikthye në një ditë simbol të kujtesës dhe vazhdimësisë së shtetit shqiptar.

1 nga 10

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›