E Enjte, 5 Nëntor 2026

Peleshi: Nënkoloneli amerikan Adrian Liptrot, kontribut në forcimin e bashkëpunimit

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi nënkolonelin amerikan Adrian Liptrot për kontributin e tij të rëndësishëm në krye të Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi ndau foto nga ceremonia e zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku i pranishëm ishte dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.

“Puna dhe përkushtimi i nënkolonel Liptrot kanë qenë të paçmueshme në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në modernizim, stërvitje e arsim “, shkruan Peleshi. Nga ceremonia e vlerësimit të nënkolonelit amerikanë 1 nga 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›