E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peleshi jep doreheqjen si kryebashkiak i Korces Vendim i veshtire

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, ka dhënë dorëheqjen nga ky post pasi pritet të bëjë betimin si zëvendëskryeministër i Qeverisë së ardhshme socialiste. Vendimin që e bëri public në Këshillin Bashkiak të qytetit, Peleshi nuk e quajti aspak të lehtë. 

Niko Peleshi hodhi hapin që e kalon nga politika locale drejt e në ekzekutiv. Në fund të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Korçës, dorëzoi dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut që mbante prej 6 vjetësh. Një vendim që e quajti të vështirë.  Në qeverinë Rama i është besuar posti i zëvendëskryeministrit. Një sukses, që për Peleshin i përket me shumë qytetarisë korçare sesa atij.  Pas dorëheqjes së Peleshit, pritet që Presidenti I Republikës të dekretojë datën e zgjedhjeve të pjesshme locale për kreun e Bashkisë së Korçës. Partia Socialiste ka vendosur të garojë me nënkryetarin aktual, Sotiraq Filon, ndërsa demokratët ende nuk kanë bërë të ditur cili do të jetë kandidati i tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›