E Enjte, 5 Nëntor 2026

Peleshi në Pentagon; takon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes

Bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtje dhe siguri do të thellohet më tej.

Për këtë ranë dakord sekretari amerikan i mbrojtjes Llojd Austin dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë vizitës zyrtare të këtij të fundit në Pentagon.

Peleshi vlerësoi veçanërisht ndihmën e dhënë nga garda kombëtare e Nju Xhersit, pas sulmeve kibernetike.

Ministri nënvizoi se puna e përbashkët në këtë drejtim me Shtetet e Bashkuara do të vijojë, për të forcuar aftësitë e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

Po ashtu, Peleshi vuri në dukje se vendi ynë do të mbetet faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›