Peleshi zv/kryeministër, zgjedhjet lokale në Korçë priten në tetor
KORCE - Niko Peleshi është i pari kryetar bashkie qe emërohet zv/kryeministër. Në momentin e betimit në detyrën e re, ai duhet të japë dorëheqjen nga funksionet që ka në pushtetin vendor, duke iu referuar nenit 95 dhe 103 të Kushtetutës.
I kontaktuar dje nga "Vizion Plus", Peleshi tha se në shtator do të japë dorëheqjen para Këshillit Bashkiak, që njofton më pas prefektin. Është Presidenti i Republikës, i cili mandej duhet të shpallë datën e zgjedhjeve duke u bazuar në nenin 103 pika 3 për qeverisjen vendore.
Dorëheqja pak para mbledhjes së Parlamentit të ri që do zyrtarizojë kabinetin qeveritar do të thotë se në tetor mund te jetë muaji kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme në Korçë për kryetarin e ri të bashkisë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)