Diplomati kosovar i dehur rrugëve, MPJ-ja e liron nga detyra (VIDEO)
Kosovë- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës kaliruar nga detyra diplomatin Urtak Hamiti, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, për sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci.
“Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas kësaj ankese, ka vendosur tërheqjen e menjëhershme të diplomatit Hamiti nga misioni në Kroaci, dhe kthimin e tij në Prishtinë. Ministri Hoxhaj po ashtu ka iniciuar krijimin e një komisioni në kuadër të MPJ-së, i cili do të shqyrtojë në tërësi rastin. MPJ i ka shprehur keqardhje autoriteteve të Republikës së Kroacisë, pas ankesës për sjelljen jo dinjitoze të diplomatit të saj në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Zagreb”, thuhet ne komunikaten e MPJ-së.
Zyrtar i lartë i ambasadës kosovare në Zagreb është arrestuar, e më pas është liruar, në gjendje të dehur. KTV-ja mëson se bëhet fjalë për zv/ambasadorin Urtak Hamiti, i cili e ka dëmtuar gjithashtu veturën zyrtare të shërbimit diplomatik.
Ministria e Jashtme është duke e shqyrtuar incidentin dhe do të veprojë në bazë të rregulloreve.
I dehur, për toke, i rrethuar me policë dhe një veturë diplomatike të dëmtuar afër. Burimet i kanë konfirmuar KTV-së se personi i arrestuar në Zagreb është Urtak Hamiti, zv. ambasador i Kosovës në Kroaci. Skandalin e ri diplomatik të Kosovës e ka pasqyruar gjerësisht televizioni kroat Nova, në versionin elektronik të saj, Dnevnik. Sipas përshkrimit të saj, zyrtari kosovar ka çmendur njerëzit në rrugët e Zagrebit me sjellje të pakontrolluara me veturën e tij zyrtare.