Pema e cokollatave primiere ne teatrin e Metropolit

Është ngjitur premierë në teatrin e “Metropolit” shfaqja “Pema e çokollatave”. Vepra e shkruar nga Rexhina Malasi, me regji të Suela Xhonuzit, është një histori shqiptare, bazuar po në ngjarje historike.
Bëhet fjalë për takimin e dy fëmijëve (motër dhe vëlla) me një pemë magjike, e cila miqësohet me dy vogëlushët, dhe organizon në formë kuici, lojëra me ta. Konkursi zhvillohen mbi ngjarjet kryesore historike shqiptare: ngritjen e flamurit, monumentet, Presidentët apo Kryeministrat, alfabetin, e gjithçka sjell informacion në formën e argëtimit. Nëse fëmijët gabojnë, atëherë pema i ‘detyron’ të bëjnë një lojë apo të kërkojnë diçka.
Veprim, ritëm, argëtim dhe informacion e pershkojne gjithe vepren. “Kjo shfaqje është e veçant, pasi ju shërben fëmijëve për të mësuar ngjarje historike shqiptare, të cilat duket sikur tani kanë dalë jashtë vëmendjes së tyre, duke qenë se janë shumë të angazhuar pas internetit dhe televizorit.
Është një shfaqje shumë edukative pasi ajo, që i tërheq më shumë fëmijët janë lojërat. Në këtë rast për të mos mbetur vetëm tek lojërat kam menduar, që shfaqjen t’a ndërtoj në këtë mënyrë, lojërat ndërthurren me informacionin, kështu edhe mësohet edhe argëtohet. Pasi të zhvillohet kuici dhe të gjenden përgjigjet e sakta, atëherë fëmijët të marrin shpërblim një nga gjërat më të preferuara të tyre, çokollatat. Shfaqja do të jetë për disa javë në qendrën kulturore "Tirana".