E Diel, 1 Nëntor 2026

Pengesa te medha vetem te huaj me rroga te larta mund te punojne ne Gjermani

Lajmi tingellon i mire qeveria gjermane ekonomia dhe sindikatat jane te vendosura qe ta sigurojne se bashku bazen per forcat e kualifikuara ne Gjermani. Ne baze te vleresimeve te Agjencise Federale te Punes ne Gjermani do te mungojne deri ne vitin 2025 pese deri ne gjashte milione forca pune. Agjencia Federale e punes rekomandon ne keto kushte qe qe ne dy vitet e ardhshme te pranohen dy milione te huaj te kualifikuar. Kjo eshte nje shifer qe eshte veshtire te arrihet me konceptin e ri per punonjesit e kualifikuar te qeverise gjermane. Sepse qeveria gjermane he per he mjaftohet me ndryshime te vogla te se drejtes ne fuqi ne baze te se ciles i ashtuquajturi verifikim me perparesi luan nje rol qendror. Nga goja e kancelares Angela Merkel e gjitha tingellon keshtu

Verifikimi me perparesi per elektroinxhinjeret per mjeket dhe per inxhinjeret e ndertimit te makinave eleminohet dhe ne do te iniciojme hapa te tjere per te mundesuar migrimin e qellimshem. Por ne themi edhe qe ne ftojme punonjes te kualifikuar nga vendet e tjera evropiane qe te punojne te ne.

Po kjo e fundit nuk eshte gje e re. Brenda BE persa i perket tregut te punes ekziston mundesia e zgjedhjes. Ndryshe qendron puna per kandidatet nga vendet jo anetare te BE. Deri tani ne Gjermani eshte ne fuqi verifikimi me perparesi ata lejohet te punojne ne Gjermani vetem kur nuk gjendej ndonje kandidat me i pershtatshem nga Gjermania ose nje vend i BE per vendin e lire te punes. Ky verifikim me perparesi tani nuk do te vleje me per mjeket dhe inxhinjeret ne fushen e ndertimit te makinave dhe automjeteve. Por megjithate edhe ketu duhen mbajtur parasysh disa gjera


Mbetet qe punesimi nuk mund te behet pa e zgjatur por i nevojshem eshte nje verifikim. Megjithate tani do te shihet qe kushtet e punes per te huajin te mos jene me te keqia se per nje vendas ose krejt te ndryshme se per nje punonjes gjerman - vecanerisht ne lidhje me rrogen.

Sepse rroga eshte dhe mbetet pengesa me e larte per emigrantet. Vetem ata qe kualifikohen per vende pune me pagat me te larta mund te vendosen pa problem ne Gjermani. Per presidentin e Shoqates se Punedhenesve Dieter Hundt kjo eshte e papranueshme

Per punetore te kualifikuar nga vendet jashte BE duhet te deshmohen te ardhura qe kapin shumen te pakten 66.000 euro ne vit. Kjo na duket nje pengese e pakapercyeshme.

Brenda partive unioniste ne pushtet CSU-ja e bllokon nje ulje te nivelit te rroges meqenese ajo vlen si garant qe ne Gjermani te vijne vetem emigrante me kualifikim te larte. Ministrja Federale e Punes Ursula von der Leyen megjithate nuk e mbeshtet kete qendrim. Njesoj si liberalet e FDP-se ajo do te preferonte qe ta ulte nivelin e rroges ne 40.000 euro ne vit.

Autor Sabine Kinkartz/ Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

Arnd Riekmann

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›