Gjermania pershendet planet e SHBA-se per terheqjen e trupave nga Afganistani

Ministri i Jashtem i Gjermanise Guido Westerwelle e pershendeti planin e presidentit te SHBA-se Barack Obama per terheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Westerwelle i cili ndodhet ne Sudan u shpreh per nje pozicionim te qarte te SHBA-se konform strategjise se miratuar ne nivel nderkombetar. Eshte e rendesishme qe pergjegjesia per sigurine tu kaloje gradualisht afganeve. Synimi i Gjermanise eshte qe ne fund te ketij viti te mund te filloje terheqja e Bundesverit ushtria gjermane. Politikani liberal nuk dha te dhena konkrete per numrin e ushtareve gjermane qe mund te largohen nga fundi i vitit nga Afganistani.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle
Fjalimi i Obama-s drejtuar kombit
Obama Al-Kaida ndodhet nen trysnine me te madhe qysh pas sulmeve te 11 shtatorit 2001. Me shume se gjysma e udheheqesve te Al Kaides jane vrare e ne radhe te pare vet kreu Osama Bin Laden. Prej shtate vjetesh ne Shtepine e Bardhe thuhej se nuk kishte asnje tregues se ne Afganistan po planifikohej ndonje sulm ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Udheheqesit e organizates terroriste Al Kaida ndodheshin deri ne kohen e vrasjes se tyre ne Pakistan. Al Kaida po ashtu nuk eshte me ne gjendje per te stervitur terroristet ne Afganistan.
Edhe talebaneve i jane shkaktuar humbje te medha dhe jane marre nen kontroll shume fortifikata te tyre tha Obama ne fjalimin e tij nga Shtepia e Bardhe. Se bashku me perforcimin e trupave tona edhe aleatet tane kane shtuar angazhimin e tyre. Kjo ka ndihmuar qe te stabilizohet nje pjese e madhe e vendit.
Aktualisht numri i forcave afgane te sigurise eshte mbi 100 mije. Ne disa krahina dhe bashki nderkohe ka filluar kalimi i kompetencave dhe pergjegjesive te sigurise tek forcat afgane. Bartja e ketyre pergjegjesive qe eshte vendosur nga NATO-ja vitin e kaluar ne Lisbone duhet te perfundoje deri ne vitin 2014.
Bildunterschrift armatimi i miliceve ne Afganistan
Obama Duke pasur parasysh dhunen dhe frikesimin afganet po luftojne dhe po vdesin per vendin e tyre po ngrejne stacione lokale te policise po hapin tregje dhe shkolla duke iu dhene grave dhe vajzave mundesi te reja dhe perpiqen qe pas nje lufte dhjetevjecare te hapin nje kapitull te ri.
Ne dhjetor te vitit 2009 gjate nje fjalimi ne Akademine Ushtarake ne West Point Obama pat urdheruar shtimin e trupave ne 30.000 ushtare dhe me vone ai i dha urdherin per dislokimin edhe te 3.000 trupave te tjere per te siguruar mbeshtetjen logjistike per trupat luftarake. Njekohesisht po ne West Point Obama kishte permendur korrikun e vitit 2011 afat per fillimin e terheqjes se ketyre ushtareve nga Afganistani. Tani ai fillon me realizimin e ketij premtimi por pjeserisht permbush edhe kerkesen e ushtarakeve te tij qe terheqja te mos te behet shume shpejt. Gjendja ne Afganistan pershkruhet si jo qendrueshme nga gjeneralet e tij. Sukseset e arritura nga perforcimi i trupave nuk jane te pakthyeshme. Si kohe kryesore luftimeve ne Afganistan konsiderohet vera. Prandaj plani i prezantuar nga Obama parashikon mbeshtetjen e plote luftarake te ushtrise gjate kesaj vere dhe veres se ardhshme. Aktualisht ne Afganistan ndodhen rreth 100 mije ushtare amerikane dhe rreth 40 mije ushtare te Trupes Mbrojtese Nderkombetare ISAF.
Edhe shpenzimet luajne rol ne vendimmarrje
Obama paralajmeroi ne fjalimin e tij se nuk do te jete e thjeshte qe te sigurohen sukseset e arritura. Sfida te medha mbeten para nesh tha ai.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes ne largim Robert Gates se fundi ka paralajmeruar nga rreziqet e nje terheqjeje te shpejte e trupave. Por ne kete mes nje rol luajne edhe shuumlpenzimet e misionit te cilat aktualisht perllogariten te jene rreth dhjete miliarde dollare ne muaj. Kjo nuk u la anash as ne fjalimin e presidentit Obama. Ne dekaden e fundit Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane shpenzuar per lufte nje trilion dollare kryesisht ne Afganistan dhe ne Irak. Ne kohet e veshtira ekonomike tani eshte momenti qe te investohet tek populli amerikan. Amerike eshte koha qe te perqendrohemi ne ndertimin e kombit ketu ne shtepi. Ne duhet te mobilizojme forcen e novacioneve qe krijojme vende te reja pune duhet te rindertojme infrastrukturen duhet te gjejme burime te reja te energjise se paster dhe mbi te gjitha duhet te rizbulojme pikesynimin e perbashket qe na bashkoi ne fillim te kesaj lufte pasi vendi yne gjen fuqi tek pluralizmi dhe kur vendi yne eshte i forte asnje horizont nuk eshte i paarritshem tha Obama.
Presidenti u foli nga zemra amerikaneve te cilet jane te lodhur nga lufta dhe duan qe ushtaret sa me pare te kthehen ne shtepi. Madje edhe vet deputetet republikane te cilet deri tani e kane mbeshtetur kursin e presidentit ne Afganistan shprehen gjithashtu per terheqjen e trupave.
Autor Christina Bergmann / Esat Ahmeti
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora