Pengmarrësi i autobusit, pacient i spitalit psikiatrik të Vlorës
22/04/2010 Tregon e ëma dhe fqinjët: Eduardi shpeshherë ishte i dhunshëm
FIER- Pengmarrësi i autobusit të linjës Tiranë-Sarandë mesditën e së martës Eduart Rexhepi 32-vjeçari nga qyteti i Patosit është person i sëmurë mendor. Kështu kanë deklaruar edhe të afërmit e tij, nëna Hatixhe në komisariatin e policisë së Fierit, e cila ka qenë e detyruar të japë shpjegime për gjendjen shëndetësore të të birit dhe arsyet që e çuan të bënte veprimin. Sipas saj, i biri i saj Eduarti kishte 7 vjet që mjekohej nga sëmundje nervore dhe për rreth 3 muaj para 2 vjetësh ka qenë pacient i spitalit psikiatrik të Vlorës. Po sipas saj i biri Eduarti 32-vjeçar, nuk duhet të shkojë në burg, por të shtrohet në spital psikiatrik, pasi ka nevojë për mjekim të plotë, gjë që ajo për shkak të kushteve të rëndë ekonomike është e paaftë ta bëjë. Hatixhe Rexhepi, nëna e autorit, jeton në një shtëpi të varfër njëkatëshe në lagjen periferike “Lagjja e re” në qytetin e Patosit. Ajo është kryefamiljare dhe nëna e 6 fëmijëve, 2 prej të cilëve së bashku me Eduartin kanë nevojë për mjekim pasi janë të sëmurë. Gjendja e saj ekonomike është tejet e vështirë, pasi ajo është pensioniste dhe gjithçka që kanë është vetëm pensioni i saj i pleqërisë dhe pensioni shëndetësor i Eduartit. Mes lotëve dhe shqetësimit për veprimin e djalit të saj Hatixheja 58-vjeçare, tregon se para 2 javësh, djali i saj kishte shfaqur sëmundjen e një depresioni të thellë, madje ishte bërë edhe agresiv. “Ka 2 javë me këto shqetësime. Do të iki në Greqi më thoshte”,-ka thënë Hatixheja. Po me se do të ikësh?”, e pyesja unë. “Do të iki të punoj nga Kakavija do të iki”. Një ditë e mbërtheu për flokësh motrën e tij për asnjë shkak serioz dhe e tërhoqi nëpër shtëpi. Unë e kam mjekuar me ilaçet që më ka dhënë mjekja e spitalit psikiatrik, por nuk kam para t’i bëj mjekim të plotë. Dhe po të ishte në gjendje edhe më të keqe shëndetësore Eduarti, spitali nuk na i mban fëmijët. I bëj thirrje shtetit të vërë dorën në zemër, mos ta dënojë birin tim, pasi ai nuk është në gjendje, është i sëmurë mendor, por ta çojë në spital”,-ka pohuar mes lotësh Hatixheja”.
Ndërkohë shfaqje agresiviteti të tij tregojnë edhe fqinjët dhe banorë të shumtë që e njohin familjen në Patos. Njëra nga fqinjët tregon e tmerruar se para 3 ditësh Eduarti kishte ngulur thikën një qeni që lehte. "Nëna e tij dhe e motra Bahria, tregon fqinja erdhën të tmerruara tek unë që të fshiheshin, pasi e kishin frikë Eduartin, i cili tashmë me ngrohjen e motit shpërthejnë në agresivitet. Ai e kishte si ogur të keq lehjen e qenit dhe bërtiste shpesh që ai të mos lehte më. Kur qeni vazhdonte lehjen, ai rrëmbeu një thikë dhe ia nguli thikën”, ka treguar e tmerruar fqinja.
Prokuroria: Nuk është pengmarrje
Eduart Rexhepi, 32-vjeçari që terrorizoi dy ditë më parë dhjetëra pasagjerë të autobusit të linjës Tiranë-Sarandë, nuk do të hetohet për pengmarrje, pasi sipas Prokurorisë së Fierit i riu nuk ka kryer një vepër të tillë. Burimet thanë se aktualisht ndaj tij është ngritur akuza e “Heqjes së padrejtë të lirisë së tjetrit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Autori nuk ka pasur asnjë qëllim rrëmbimi dhe kjo gjë është konfirmuar nga dëshmitë e personave që ndodheshin në automjet. Gjithashtu këtë fakt e ka pohuar vetë Rexhepi, i cili është shprehur se thjesht kërkonte të udhëtonte pa lekë, por jo se kishte qëllim t’i bënte keq njeriu.