E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrja në Algjeri, lirohen 573 algjerianë dhe 100 të huaj

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Pengjet mbahen në një platformi gazi ALGJERI - Operacionet e forcave algjeriane kundër ekstremistëve që po mbajnë pengje në një platformë gazi në juglindje të Algjerisë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes së të premtes.

Agjencia e lajmeve algjeriane APS tha se 573 algjerianë dhe rreth 100 punonjës të huaj u liruan në uzinën e gazit në In Amenas dhe për 32 shtetasit e huaj ende nuk dihet fati i tyre.

Ndërkohë bëhet e ditur se reth 10 britanikë mendohen të mbahen ende peng nga grupi terrorist i lidhur me Al Kaidën të cilët, që prej të mërkurës së kaluar morën peng shumë shtetatas të huaj dhe algjerianë. Gjithashtu agjencia algjeriane tha se 12 punonjës të huaj dhe vendas kanë vdekur gjatë operacionit të forcave speciale algjeriane.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se një peng amerikan ka vdekur gjatyë këtij operacioni, por nuk dha detaje të tjera të rrethanave. Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se gjendja në Algjeri është “tejet e vështirë dhe e rrezikshme”. Për të tretën ditë radhazi ajo ka folur me Kryeministrin e Algjerisë, “që të tregohet sa më shumë kujdes për mbrojtjen e pengjeve.

Zonja Klinton ështe takuar edhe me ministrin e jashtëm japonez Fumio Kishida në Ëashington për një diskutim mbi krizën e pengjeve në Algjeri, të cilët kanë dënuar sulmin si akt barbar.

Ekstremistët thonë se sulmuan impiantin e gazit natyror në hakmarrje për ndërhyrjen ushtarake franceze kundër kryengritësve në shtetin fqinj në Mali. Pengmarrësit janë zotuar se do të ndërmarrin sulme të tjera kundër objektivave perëndimore.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›