E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panetta per armet

Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta gjatë një vizite në bazën ushtarake amerikane në Itali është shprehur se vetëm ushtarët kanë nevojë të mbajnë armë. I pyetur nga një ushtar se cfarë do të bënte presidenti amerikan Obama për të mbrojtur shkollat në vend nga sulmet me armë, Panetta u përgjigj se duhej një reagim i menjëhershëm. 
"Dua të them se kujt dreqin i duhen armët përveç ju djemve në betejë?", tha ai. 
Panetta, i cili po zhvillon një tur vizitash në Europë la qenë shefi i stafit në presidencën e Bill Klinton kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaluan shitjen e armëve të sulmit në vitin 1990.
Por sipas tij, fatkeqësisht ndalimi nuk u ruajt për shumë gjatë. Ai shtoi se është një gjahtar shumë i apasionuar. 
"Kam gjuajtur rosa që kur isha 10 vjeç. Më pëlqen gjuetia dhe më pëlqen ta ndaj këtë ndjesi me fëmijët e mi. Por për mendimin tim nuk e di se pse dreqin njerëzit duhet të mbajnë armë gjahu", deklaroi Panetta.  
Panetta tha se administrata Obama duhet të marrë masa për të mbrojtur fëmijët nga dhuna e armëve të zjarrit. 
Amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane u jep qytetarëve të drejtën ligjore për të pasur armë zjarri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›