E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pengmarrja në Devoll/ 40 ditë burg me afat për vëllain e Bledion Nallbatit dhe dy personave të tjerë

Arrest në burg me afat 40 ditë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun. Prokuroria kërkoi këtë masë dhe u pranua nga gjykata.

Të tre u arrestuan disa ditë më parë pasi morën peng Ilir Topçiun në Devoll, duke e dhunuar në ambientet e një biznesi pasi e nxorën nga shtëpia. Topçiu ishte me arrest shtëpie, u telefonua nga autorët për të dalë jashtë në oborr dhe u mor me forcë nga tre personat.

Pala mbrojtëse kërkoi masë sigurimi më e lehtë, arrest në shtëpi por s’u pranua. Në këto 40 ditë prokuroria do kryejë të gjitha hetimet. Autorët dhe i dëmtuari kanë qenë miq. E pranuan faktin që e kanë goditur. Avokatët mbrojtës kërkuan të faktohet që është kryer vepra penale e “heqjes së paligjshme të lirisë” pasi këta të fundit pretendojnë që është “plagosje e lehtë”.

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›