E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrjet e naftembajteseve, takim urgjent ne Kajro

Sulmet pirate ne brigjet e Somalise kane shqetesuar vendet me dalje ne Detin e Kuq.

Zyrtare nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Sudani dhe Jemeni u mblodhen ne nje takim urgjent ne kryeqytetin egjiptian Kajro per gjetjen e nje zgjidhje te perbashket te problemit.

Vendimi per mbajtjen e bisedimeve erdhi pas lajmit se piratet qe rrembyen "Sirius Star", kerkojne 25 milione dollare ne kembim te anijes saudite cisterne.

"Sirius Star", anija me e madhe cisterne e rrembyer ndonjehere, transportonte 2 milione fuci nafte, nje e katerta e prodhimit Ditor te arit te Zi ne Arabine Saudite.

Vlefta e saj mberrin ne me shume se 100 milione dollare. Anija eshte ankoruar ne brigjet somaleze, ndersa piratet mbajne peng 25 anetaret e saj te ekuipazhit.

Ne nje koment te tij mbi situaten, shefi i diplomacise britanike, David Miliband, tha se pagesa ne raste te tilla rrembimesh nuk ben gje tjeter vecse inkurajon shume pengmarrjet.  



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›